TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama lavdëron inteligjencën artificiale për integrimin në BE

by tëvë1
11 muaj ago
0
A A
Rama lavdëron inteligjencën artificiale për integrimin në BE

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama solli sot në vëmendje përfitimet që do të ketë Shqipëria nga aplikimi i inteligjencës artificiale në procesin e negociatave me Bashkimin Evropian.

Kryeministri ishte i pranishëm në aktivitetin e javës Franko-Shqiptare për Inteligjencën Artificiale, Green AI, ku theksoi se Shqipëria ka ecur shumë para në procesin e integrimit evropian dhe synon të bëhet anëtare brenda kësaj dekade.

“Kemi një plan shumë ambicioz me Komisionin Evropian për përmbylljen e negociatave brenda vitit 2027, është një dritare e jashtëzakonshme mundësie për të cilën duhet të bëjmë gjithçka mundemi për të mos e humbur. Duke përdorur intelegjencën artificiale po e bëjmë këtë punë me një shpejtësi krejt tjetër sepse vetëm për të transpozuar korpusin ligjor të BE-së, sikur edhe mekanikisht, në korpusin kombëtar legjislativ do të kërkonte një ushtri përkthyesish, hartuesish dhe ligjshkruesish dhe shumë njerëz të tjerë ”, tha kryeministri.

Kryeministri kujtoi se për Kroacinë, që në fakt pati një rekord mbresëlënës për të qenë anëtare në BE u deshën 7 vjet.

“Ne duam ta bëjmë më shpejt. Po krijojmë modelin që jo vetë transpozon në kohë reale por na jep pajtueshmërinë me legjislacionin tonë. Po ashtu është e aftë që t’u japë atyre njerëzve që duhet të përgatisin gjithçka për qeverinë dhe parlamentin aftësinë të shohin ngjashmëritë apo mospërputhjet mes asaj çfarë kemi këtu dhe asaj që vjen nga BE”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ky është modeli që po zbatohet në Ministrinë e Drejtësisë ku po gërmohet në pirgjet masive të ligjeve për të identifikuar të gjitha mbivendosjet.

“Nuk është fortë e rrallë që diçka që ti meriton ta marrësh nga një ligj nuk e merr dot se një ligj tjetër thotë jo. Kjo është një punë e jashtëzakonshme që po bëhet përmes inteligjencës artificiale”, tha Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rusia shpenzon më shumë për të vdekurit sesa për ushtarët e gjallë në Ukrainë

Rusia shpenzon më shumë për të vdekurit sesa për ushtarët e gjallë në Ukrainë

Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor dhe shfuqizimin e Marrëveshjeve të Oslos

Ministri izraelit bën thirrje për aneksimin e Bregut Perëndimor dhe shfuqizimin e Marrëveshjeve të Oslos

Në Gjenevë mbyllet raundi i tretë i negociatave Rusi–Ukrainë të ndërmjetësuara nga SHBA-ja

Në Gjenevë mbyllet raundi i tretë i negociatave Rusi–Ukrainë të ndërmjetësuara nga SHBA-ja

Vdes një person në një aksident në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari

Vdes një person në një aksident në Shqipëri, arrestohet 22-vjeçari

Krasniqi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Krasniqi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Veseli: Tragjedia në Prekaz nuk ishte akt i izoluar, por vazhdim i masakrave serbe

Veseli: Tragjedia në Prekaz nuk ishte akt i izoluar, por vazhdim i masakrave serbe

Supergoli i Bahtirit, dërgon Feronikelin në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Supergoli i Bahtirit, dërgon Feronikelin në çerekfinale të Kupës së Kosovës

Selimi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Selimi nis fjalën përfundimtare në Hagë

Selimi: Qëllimi i vetëm i UÇK-së ishte liria

Selimi: Qëllimi i vetëm i UÇK-së ishte liria

Colturi e Shqipërisë, mbetet pa medalje në LOD “Milano Cortina 2026”

Colturi e Shqipërisë, mbetet pa medalje në LOD “Milano Cortina 2026”

Fjala e Kadri Veselit para Prokurorisë

Fjala e Kadri Veselit para Prokurorisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën