TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Rama: Kosova mund të detyrohet të gëlltisë diçka të rëndë, nuk justifikohet sjellja e saj

nga TËVË 1
1 Korrik, 2023
0
A A
Rama: Kosova mund të detyrohet të gëlltisë diçka të rëndë, nuk justifikohet sjellja e saj

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka thënë se Kosova duhet të veprojë sa më shpejt që të rikthehet në tryezë me Serbinë, pasi siç ka thënë ai, ajo mund të detyrohet të “gëlltisë” diçka të rëndë me kalimin e kohës.

Rama ka shtuar se Kosova është duke humbur kohë duke mos e pranuar planin franko-gjerman e se mundësitë e humbura për negociata, po çojnë në avantazh të Serbisë.

“Çdo orë që kalon, çdo ditë duke ardhur vërdallë, duke i bërë leksione Evropës, duke treguar se si Kosova po mbron vlera që Evropa me demek i paska harruar kur sheh Kosovën, është kohë e humbur që mund të çojë në tretjen si kripa në det të gjithë vullnetit të bashkësisë euroatlantike. Nesër mund të ndodhë që Kosova do të detyrohet të gëlltisë diçka të rëndë, ndërkohë që sot nuk e detyruar të gëlltisë diçka, por është e detyruar të punojë që Serbia ta gëlltisë atë që është vënë aty në tryezë për Kosovën”.

Ai ka shtuar se do të vazhdojë t’i bëjë thirrje Kurtit që të tërhiqet nga veprimet e tij.

“Të lutem Albin, të lutem kupto që je gabim, kupto që është koha për të përqafuar bashkësinë euroatlantike, për t’u ulur bashkë me bashkësinë euroatlantike dhe për ta marrë këtë fitore që ta kanë sjellë aty në tavoline dhe nuk po e sheh që e ke aty”.

Rama ka thënë se shqiptarët duhet ta çojnë përpara planin franko-gjerman dhe t’i japin zë. Sipas tij, Kosova ka mundësinë ta shfrytëzojë mundësitë që po i jepen për ta detyruar Serbinë ta pranojë këtë plan dhe t’i hapë vetes dyert drejt njohjes dhe të ardhmes.

“Kosova ka në tryezë ofertën më të mirë të mundshme për të ardhmen e saj. Ka në tryezë planin franko-gjerman, që është Kosova në radhë të parë dhe jemi ne shqiptarët të parët të interesuarit që duhet ta shtyjmë përpara deri në fund duke këmbëngulur për tryezën, duke këmbëngulur për të shfrytëzuar këtë potencial të madh, të aleancës dhe të miqësisë me bashkësinë euroatlantike për ta detyruar Serbinë që ta pranojë planin franko-gjerman, që do të thotë praktikisht hapja përfundimtare e rrugës së të ardhmes për një Kosovë të njohur nga të gjithë dhe të ulur në ulësen e vet në Kombet e Bashkuara. Nëse harrojmë këtë atëherë hyjmë në një pyll pa sëpatë kur i thonë dhe nuk kuptojmë më se për çfarë flasim”, ka thënë Rama në një intervistë për Euronews.

Rama ka përsëritur qëndrimin e tij krahas bashkësisë euroatlantike lidhur me veriun e Kosovës.

“Qëndrimi im është i njëjtë me qëndrimin e bashkësisë euroatlantike, jo për servilizëm, por se është e qartë, ndërkohë që zhvillohet kjo furtunë brenda një gote që rrezikon të shpërthejë dhe ta nxjerri jashtë kontrolli situatën në veri të Kosovës, duhet kthyer tryeza. Më i interesuari për ta kthyer tryezën është populli shqiptar”.

Rama deklaroi se nuk arrin ta mirëkuptojë kryeministrin Albin Kurtin në situatën e krijuar me Kosovën në raport me ndërkombëtarët. Ai tha se plani franko-gjerman s’mund të qëndrojë aty për gjithë jetën dhe kryeministri i Kosovës nuk mund ta fitojë këtë betejë diplomatike vetëm si “Don Kishot”.

Sipas tij Kurti, qeveria e Kosovës, policia dhe gjithë autoritetet duhet të kapen fort për t’ia dalë që të hedhin hapin e madh të çlirimit përfundimtar nga hija e mosnjohjeve dhe t’ia dalin që mbi të gjitha të normalizojnë marrëdhëniet me Serbinë.

 

Tags: albin kurtiEdi Ramaplani franko -gjerman
ShareTweet

Postime të ngjashme

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

Banorët e Zhazhës i gëzohen arrestimit të Djordjeviq i dyshuar për krime lufte

“InfoNata” 15.05.2025

“InfoNata” 15.05.2025

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Xani thotë se e sheh të pamundur një koalicion LVV-PDK

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Mitaj, Benzema e Kante, shpallen kampionë të Arabisë Saudite me Al-Ittihad

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Tension para derbit të Espanyolit, 13 tifozë të lënduar jashtë stadiumit

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Maloku thotë se me krizën politike po dërgohet imazh jo i mirë edhe të aleatët

Hendboll, Kastrioti rikthehet në finale, atje e pret Rahoveci

Hendboll, Kastrioti rikthehet në finale, atje e pret Rahoveci

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Pozhari: Kurti s’mund të akuzohet për bllokim përderisa ka propozuar emrin për kryetar të Kuvendit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X