TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama kërkon nga qytetarët mos iu japin para fëmijëve lëmoshëkërkues: Mund të bien pre e trafikimit

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Rritet numri i fëmijëve lëmoshëkërkues

Me rastin e shënimit të javës “Kundër trafikimit me qenie njerëzore”, Komuna e Prishtinës  ka organizuar Fushatën “Bashkë kundër trafikimit të qenieve njerëzore”.

Aty u tha se qëllimi i kësaj fushate është nxitja e angazhimit të qytetarëve në luftën kundër trafikimit të qenieve njerëzore.

Kryetari i kryeqytetit, Përparim Rama, tha se fëmijët lëmoshëkërkues janë personat potencial që mund të bien pre e trafikimit. Për këtë, Rama tha se po punojnë së bashku në parandalimin e kësaj dukurie.

Ai ka sqaruar se Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka ndarë 6 mijë euro për këta fëmijë, teksa kërkoi që qytetarët të mos japin lëmoshë për shkak të dyshimeve për trafikim.

“Jemi mbledh këtu që ta ngrisim zërin kundër trafikantëve dhe ta mbrojmë të ardhmen tonë. Është një dukuri që kërcënon fëmijët dhe të ardhmen tanë. Ka fëmijë që në vend të shkojnë në shkolla e t’i ndjekin ëndrrat e tyre, përfundojnë duke shitur ose duke kërkuar lëmoshë. E kuptojmë se ata në gjendjen që e kanë mund të bien si pre e trafikantëve dhe për ta luftusr këtë dukuri, Kryeqyteti ka marrë masa strikte dhe ka ndarë buxhetin në luftën kundër trafikantëve”.

“Ofrimi i shërbimeve sociale e arsimore. Kemi krijuar qëndron ditore për këta fëmijë që mund të gjejnë strehim dhe edukim. Mbështetje poashtu financiare. Sivjet Drejtoria për Mirëqenie Sociale ka ndarë 6 mijë euro për këta fëmijë. Kemi ofruar hapësira falas për organizata që ofrojnë programe për këta fëmijë”, u shpreh Rama. “Duam që këta fëmijë të kthehen në familje enë banka shkollore e jo të sillën vërdallë nëpër rrugë. Lufta jonë Kundër Trafikimit me Njerëz nuk përfundon këtu, jemi të vendosur me pasion kundër këtij krimi dhe u bëjmë thirrje të gjithëve të bashkohen me neve”, tha tutje Rama, raporton EO.

Agron Mehmeti nga sektori i Policisë kundër trafikimit të qenieve njerëzore, tha së fëmijët janë pre e këtyre krimeve, prandaj edhe duhet të punohet në parandalim.

“Ne gjatë vitit, mbajmë nëpër shkolla sesione informuese se çka është trafikimi me njerëz. Zakonisht fëmijët bien pre e këtyre kriminelëve për t’u pasuruar, andaj duhet të punojnë në parandalimin e kësaj dukurie”, u shpreh ai.

Tags: femijet lemoshkerkuesperparim ramaprishtina
ShareTweet

Postime të ngjashme

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

A dëshiron Kurti president që nuk merret me politikën e jashtme?- Dugolli flet për deklaratën e Osmanit

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Dugolli: Opozitës ia dhamë mundësinë, nuk propozuan emra për president dhe nuk janë të sinqertë

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump pezullon sulmet ndaj Iranit për dy javë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kthimi i Osmanit në LDK do ta ngushtonte garën me LVV-në, Abdixhiku të reflektojë

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

Rugova: Kurti po taktizon me opozitën, Abdixhiku të propozojë emër për president

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“Feja nuk është armë politike”- Deklarata e Westminster synon të vendosë standarde globale kundër abuzimit politik të fesë

“InfoNata” 07.04.2026

“InfoNata” 07.04.2026

Arsenali fiton në Lisbonë

Arsenali fiton në Lisbonë

Bayerni mposht Realin në Madrid

Bayerni mposht Realin në Madrid

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën