TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Rama kërkon nga BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit

by tëvë1
7 muaj ago
0
A A
Rama kërkon nga BE të përshpejtojë integrimin e Ballkanit

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të përshpejtojë procesin e zgjerimit për Ballkanin Perëndimor, duke nënvizuar se rajoni ka pritur shumë gjatë për integrimin.

Gjatë pjesëmarrjes në Konferencën e Sigurisë në Mynih, ai theksoi se BE ka humbur ritmin e saj për shkak të rregulloreve të kompleksuara dhe kërkoi që blloku të kap ritmin dhe mundësinë për të reaguar shpejt dhe të ndihmojë rajonin në një mënyrë që do të përshpejtonte procesin e integrimit.

Kryeministri theksoi se, përveç integrimit politik dhe ekonomik të rajonit, është e rëndësishme që BE të përqendrohet edhe tek sjellja e shteteve të Ballkanit në tregun e përbashkët dhe të krijojë mundësi për zhvillim më të shpejtë.

“Ajo çfarë po ndodh, mendoj, një gjë jashtë mase e mirë. Së paku, sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është BE. Ne jemi E pa B dhe i shohim gjërat paksa ndryshe. Është një gjë shumë e mire që ka ndodhur sepse Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për disa kohë dhe tashmë do të shohim se çfarë do të dalë nga kjo. Për t’ju kthyer pyetjes suaj, mendoj që Europa, Bashkimi Europian duhet të ndajnë mendjen për atë çka po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit ndaj nesh dhe ka ndryshuar sa i takon ritmit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor, por ajo çfarë po ndodh është që ndryshon shumë ngadalë dhe shumë pak. Mund të flasim gjithë ditën për procesin bazuar në meritë, por besoj që ka ardhur koha që të bëjmë një ndarje shumë të qartë dhe shumë të menjëhershme. Procesi i bazuar në meritë duhet të jetë vetëm për një gjë, për të drejtën e votës në Këshillin Europian. Bazuar në meritë nuk mund të nënkuptoj sjelljen e të gjitha vendeve të BE-së në tregun e përbashkët. Mendoj që kjo tashmë mund të përshpejtohet tërësisht, mund të jetë diçka që lidhet shumë më tepër me sjelljen e asaj pjese të Europës”, u shpreh Rama gjatë konferencës me temë “Zgjerimi i BE-së”, u shpreh Rama.

Rama ka përshkruar me ironi situatën politike të BE dhe SHBA-së. Kryeministri tha se për BE, seriali do të quhej “Pacienti me 27 mjekë” dhe duke shtuar se një nga vendet anëtare u largua pas një çmendjeje politike, duke iu referuar vendimit të Britanisë për të dalë nga BE.

“Ajo që di është se kur nisëm këtë proces i kisha të gjitha flokët e zeza, por do thoja se atë që kamë parë nën këtë çati për dy ditë do thoja se Netflix do të mund të bënte dy seriale, një për BE e quajtur “Pacienti me 27 mjekë”. Ishin 28 por njëri u çmend dhe u largua nga spitali. Ndërsa për SHBA-në seriali do titullohej “Shfaqja me një sherif”. Ajo që mendoj është se është një gjë e mirë sepse unë e shoh nga ajo pjesë e Europës që nuk është pjesë e BE dhe i shohim gjërat paska ndryshe. Është një gjë e mirë, pasi Europa duhej të shkundej në një mënyrë të tillë që të humbte gjumin për ca kohë. Tani do shohim se çfarë do dalë nga kjo. BE duhet të ndajë mendjen se për atë që po ndodh sepse ka ndryshuar sa i takon qëndrimit kundrejt nesh dhe ka ndryshuar sa i takon ritmit të përafrimit me Ballkanin Perëndimor”, tha Rama.

Rama foli edhe për rritjen e investimeve në mbrojtje në vendet europiane, por tha se kjo nuk mund të behet duke sakrifikuar arsimin.

“Ndërkohë që fuqitë të tjera investojnë në mbrojtje kanë edhe norma mjaft të arsyeshme të rritjes ekonomike, ndërkohë që Europa nuk e ka. Pra, ku do t’i gjejë paratë Evropa për të bërë të gjitha këto rritje të investimeve në mbrojtje dhe nuk kam dëgjuar kurrë asgjë më traumatike, më tronditëse e më të marrë sesa duhet të lëmë mënjanë arsimin, kujdesin shëndetësor dhe pjesën tjetër sepse tani përparësia jonë është të mbijetojmë. Në qoftë se përgjigjja për të pasur më shumë investime, për të pasur më shumë fuqi ushtarake është të shndërrohemi në një kontinent injorance, atëherë mendoj që nuk vlejmë për asgjë dhe më mirë të vijë të na pushtojë dikush. Shqipëria ka qenë gjithmonë gati që të pushtohet nga amerikanët apo nga europianët. Problemi është që asnjeri s’do të na pushtojë. Europa duhet të mendoje në dy drejtime. Po, më e fuqishme ushtarakisht, por edhe më e fuqishme ekonomikisht. Amerika pa Europën është thjeshtë një ishull. Europa pa Amerikën është një gadishull, kështu që ai ishull dhe ky gadishull duhet të jenë bashkë por që sherifi në atë ishull të marrë seriozisht BE, BE duhet të behet më i fuqishëm dhe shifrat kanë vlerë për sherifin. Kështu që ne duhet të shfaqemi te dera e sherifit si një treg 700 milionësh”, tha Rama./rtsh.al/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Rusia synon ta testojë NATO-n me stërvitjet ushtarake Zapad

Rusia synon ta testojë NATO-n me stërvitjet ushtarake Zapad

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Niko Peleshi zgjidhet kryetar i Kuvendit të Shqipërisë

Banorët në Rimanishtë të Prishtinës në hall me mungesë të ujit të pijshëm

Banorët në Rimanishtë të Prishtinës në hall me mungesë të ujit të pijshëm

Eurobasket 2025: Gjermania finalistja e parë, mposht bindshëm Finlandën e Maxhunit

Eurobasket 2025: Gjermania finalistja e parë, mposht bindshëm Finlandën e Maxhunit

Përforcim i madh i Trepçës, angazhon përfaqësuesin e Bosnjës që luajti në Eurobasket

Përforcim i madh i Trepçës, angazhon përfaqësuesin e Bosnjës që luajti në Eurobasket

Lëndohet Rudiger, mungon së paku tre muaj

Lëndohet Rudiger, mungon së paku tre muaj

Edi Rama i kërkon Çeferinit që Superkupa të luhet në Shqipëri

Edi Rama i kërkon Çeferinit që Superkupa të luhet në Shqipëri

Rusia synon ta testojë NATO-n me stërvitjet ushtarake Zapad

Rusia synon ta testojë NATO-n me stërvitjet ushtarake Zapad

Mbi 500 veteranë të UÇK-së nisën drejt Hagës në mbështetje të protestës për ish-eprorët

Mbi 500 veteranë të UÇK-së nisën drejt Hagës në mbështetje të protestës për ish-eprorët

Baraliu: ​LVV bëri shkelje ligjore me hapjen e fushatës elektorale

Baraliu: ​LVV bëri shkelje ligjore me hapjen e fushatës elektorale

Masakra e Reçakut, Kurti: Vrasësit ende të lirë në Serbi

LVV nis fushatën për zgjedhjet lokale, Kurti: Ndryshimi nuk mund të ndalet

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën