TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama dhe Çeku kokë më kokë në balotazh më 9 nëntor

Qytetarët e Prishtinës do t’iu drejtohen sërish kutive të votimit pasi që në raundin e parë asnjëri kandidat nuk arriti t’i siguroi 50% të votave. Në raundin e dytë një garë e ashpër pritet të zhvillohet mes kryetarit aktual Përparim Ramës nga LDK dhe Hajrulla Çekut nga Lëvizja Vetëvendosje. Analisti politik Artan Muhaxhiri thotë mes tjerash se partitë tani hyjnë në fazën e kalkulimeve politike për ta ndarë pushtetin.

by Shpat Blakcori
5 muaj ago
0 0
A A

Një garë e ashpër zgjedhore u zhvillua të dielën për të parin e kryeqytetit.

Kryetari aktual nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Përparim Rama, po prin me një diferencë të vogël votash ndaj kandidatit të Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku. Megjithatë, mbetet të shihet nëse këto pozita do të ndryshojnë pas numërimit të votave me kusht dhe atyre të diasporës.

Një numër të konsiderueshëm votash ka marrë edhe kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës, Uran Ismaili, por ato nuk mjaftuan për ta siguruar një vend në balotazh.

Analisti politik, Artan Muhaxhiri, e vlerëson garën në Prishtinë si shumë interesante, duke theksuar se PDK-ja ka humbur një mundësi të mirë për ta fituar kryeqytetin.

“Gara për Prishtinën ka qenë absolutisht më interesantja, sepse kandidatët kryesorë kanë pasur gjasa të barabarta. Konsideroj se është një shans i humbur për Uran Ismailin dhe PDK-në në përgjithësi, sepse kurrë më afër fitores nuk kanë qenë. Mos të harrojmë se mandati i Ramës është karakterizuar me shumë probleme dhe mos përmbushje të premtimeve”, ka thënë Muhaxheri.

Muhaxhiri ka komentuar edhe mbi balotazhin, duke thënë se tani partitë politike hyjnë në fazën e kalkulimeve për ndarjen e pushtetit.

“Gjithmonë në Prishtinë, por edhe në komunat e tjera, gjatë balotazhit dalin në pah kalkulimet politike, ndarja e pushteteve dhe interesat klanore”, ka vlerësuar ai.

Ndërkohë, gjatë ditës kandidatët për kryetar të Prishtinës janë shprehur falënderues ndaj qytetarëve për pjesëmarrjen në zgjedhje dhe për mbështetjen e dhënë.

Sipas të dhënave preliminare të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në 21 komuna, gara zgjedhore përfundoi në rundin e parë, ndërsa në 17 të tjera do të zhvillohet balotazh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Jashari thotë se studentët serbë duhej lejuar të vizitonin Prekazin

Bekim Jashari përjashton mundësinë të jetë kandidat për president

Maloku: Kushtet e Kurtit për dialogun me Serbinë nuk kanë mbështetje ndërkombëtare

Maloku: Kushtet e Kurtit për dialogun me Serbinë nuk kanë mbështetje ndërkombëtare

Blakaj: Bisedimet me Serbinë humbje e energjisë, Kosova të orientohet në zhvillim të shpejt ushtarak

Blakaj: Bisedimet me Serbinë humbje e energjisë, Kosova të orientohet në zhvillim të shpejt ushtarak

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Ndalohen dy persona për një pronë në Veternik, sekuestrohen para dhe dokumente

“Këndi i Debatit” 25.02.2026

“Këndi i Debatit” 25.02.2026

Çmenduri në Bergamo, Atalanta eliminon Dortmundin

Çmenduri në Bergamo, Atalanta eliminon Dortmundin

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Ndalohen dy persona për një pronë në Veternik, sekuestrohen para dhe dokumente

Tensione para duelit Real – Benfica

Tensione para duelit Real – Benfica

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën