TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rama bën thirrje nga Berlini që të zgjidhet çështja e liberalizimit për Kosovën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Rama bën thirrje nga Berlini që të zgjidhet çështja e liberalizimit për Kosovën

“Është pak e çuditshme për popullin e Kosovës që derisa po bëhet një hap për lëvizje të lirë, ata ende nuk mund të lëvizin lirshëm në Evropë sikurse rajoni. Me të vërtetë shpresoj që të zgjidhet kjo”, ka thënë Rama.

Ndërsa, për nënshkrimin e këtyre tre marrëveshjeve, Rama falënderoi kancelarin Olaf Scholz për punën që ka bërë.

“Është shumë e rëndësishme çfarë nënshkruam. Është shumë e rëndësishme që të gjitha shtetet janë të përfshirë në këto tri marrëveshje. Janë marrëveshje që i kemi pritur që dy a tri vjet. Kanë qenë synime edhe në Ballkanin e Hapur. Kancelari ka punuar fort me ekipin e tij për të nënshkruar të gjithë. Është mirë që i gjithë regjioni është i përfshirë në këtë kornizë”, shtoi ai.

Rama gjithashtu e ka kujtuar edhe nismëtaren e Procesit të Berlinit, ish-kancelaren Angela Merkel. Ai thotë se falë nismës që ka krijuar Merkeli, kemi një regjion të bashkuar.

“Merkel kishte të drejtë. Nëse sot kemi regjion të bashkuar në një moment të komplikuar të historisë për Evropën dhe komunitetin euroatlantik, sekreti publik është Procesi i Berlinit. Kur u takuam për herë të parë para 10 vjetëve, nuk e kishim takuar njëri-tjetrin me shekuj dhe kjo është ajo që është dashur të bëjmë”, ka deklaruar Rama.

Njëkohësisht, Rama konfirmoi se do të jetë mikpritës i samitit të ardhshëm të Procesit të Berlinit.

“Ne do të shohim progresin në samitin e ardhshëm, duke filluar nga çmimi energjetik, ku po ndjehemi se nuk jemi vetëm, nuk jemi lënë anash. Der Leyen bëri një vizitë në Ballkan dhe nuk e bëri për solidaritet, por dha një mbështetje të fuqishme financiare për ta filluar dimrin, por jo për ta mbaruar”, tha tutje Rama.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Smajljaj: Subjektet politike po luajnë “kile”, s’duan marrëveshje

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën