President i Ukrainës, Volodimir Zelenski ka mbërritur për vizitë në Britani të Madhe.
Ai është pritur nga kryeministri Rishi Sunak përderisa Britaninë e ka konsideruar si një prej vendeve të para që i erdhën në ndihmë Ukrainës.
“Britania e Madhe ishte një nga të parat që erdhi për të ndihmuar Ukrainën. Dhe sot jam në Londër për të falënderuar personalisht popullin britanik për mbështetjen e tyre dhe kryeministrin Rishi Sunak për udhëheqjen e tij”, ka shkruar Zelenski