Presidentja Vjosa Osmani priti në takim Sekretaren e Përgjithshme të Alwaleed Philanthropies, princeshën, Lamia Bint Majed Saud Alsaud.
Nga zyra e Presidencës thonë se sot organizata Alwaleed Philantropie, bën dorëzimin e një donacion të rëndësishëm për shëndetin e qytetarëve në QKUK.
Në njoftim thuhet se Osmani ka falënderuar në emër të të gjithë qytetarëve të Kosovës, Alwaleed Philanthropies të udhëhequr nga Princi Alwaleed Bin Talal Al Saud, për këtë donacion.