tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Putin thotë se “nuk ka dyshim” se Rusia do të fitojë në Ukrainë

tëvë1 nga tëvë1
18/01/2023
A A
Reagon Putini për sulm ndaj Ukraines: Kush ndërhyn do të ta pësojë
Share on FacebookShare on Twitter

Putin dërgoi trupat në Ukrainë shkurtin e kaluar dhe në shtator njoftoi për një mobilizim ushtarak për të mbështetur forcat e Moskës në fushëbetejë.

Pavarësisht një sërë humbjesh ushtarake, fitorja është “e garantuar dhe unë nuk kam asnjë dyshim për këtë”, tha Putin para punëtorëve në një fabrikë në Shën Petersburg.

“Uniteti dhe solidariteti i popullit rus, kuraja dhe heroizmi i luftëtarëve tanë, natyrisht puna e industrisë ushtarake” do të sigurojnë fitoren, shtoi ai.

Putin po ashtu lavdëroi industrinë ruse të mbrojtjes gjatë fjalimit të tij në këtë fabrikë që është pjesë e kompanisë Almaz-Antey, që prodhon raketa ruse.

Lideri rus zhvilloi vizitën në Shën Petersburg për të shënuar 80-vjetorin kur forcat ruse thyen rrethimin e këtij qyteti, që atëbotë njihej me emrin Leningrad.

Deklaratat e Putinit erdhën një javë pasi Rusia emëroi një komandant të ri për luftën në Ukrainë, pasi forcat e Moskës u përballën me një sërë disfatash vitin e kaluar në Ukrainë.

Putin edhe një herë mbrojti qëllimet e tij në Ukrainë, pasi fillimisht ai kishte deklaruar se po dërgonte trupat për të “denazifikuar” këtë shtet fqinj.

“Ne jemi të justifikuar kur themi se po luftojmë neo-nazizmin”, tha ai.

Rusia e quan pushtimin e Ukrainës “operacion të posaçëm ushtarak”. Që kur nisi pushtimin, Moska është përballur me sanksione të ashpra nga shtetet perëndimore. /REL

Të ngjashëm

Kryeministri japonez shkarkon këshilltarin e tij pas komenteve nënçmuese për komunitetin LGBT
RAJONI/BOTA

Kryeministri japonez shkarkon këshilltarin e tij pas komenteve nënçmuese për komunitetin LGBT

04/02/2023
Peshkaqeni sulmon për vdekje 16-vjeçaren në Australi
RAJONI/BOTA

Peshkaqeni sulmon për vdekje 16-vjeçaren në Australi

04/02/2023
Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës
RAJONI/BOTA

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

04/02/2023
​Zelensky: Bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin brenda vitit
RAJONI/BOTA

​Zelensky: Bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin brenda vitit

04/02/2023
​ Portugalia do t’i dërgojë Ukrainës tanke Leopard
RAJONI/BOTA

​ Portugalia do t’i dërgojë Ukrainës tanke Leopard

04/02/2023
Shkupi nis manifestimin për Goce Dellçevin
RAJONI/BOTA

Shkupi nis manifestimin për Goce Dellçevin

04/02/2023
Gjendet pa shenja jete një burrë në shtëpinë e tij në Prizren

Bie nga objekti një person në Fushë-Kosovë

04/02/2023
0

Një person ka mbetur i lënduar sot pasi dyshohet se ka rënë nga lartësia e një objekti në Fushë-Kosovë. Zëdhënësja...

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

Erërat e forta shkaktojnë dëme në rrjet

04/02/2023
0

Korporata Energjetike e Kosovës ka njoftuar se erërat e forta që kapluan një pjesë të konsiderueshme të Kosovës, kanë shkaktuar...

Distria në finale, mposht Buchardin

Distria në finale, mposht Buchardin

04/02/2023
0

Distria Krasniqi është kualifikuar në finale të Grand Slamit në Paris. Në gjysmëfinale të kategorisë deri 52 kg, Distria e...

Liverpool pëson edhe golin e dytë në fillim të ndeshjes nga Wolves

Liverpool pëson edhe golin e dytë në fillim të ndeshjes nga Wolves

04/02/2023
0

Wolves e ka realizuar edhe golin e dytë ndaj Liverpool. Vendasit kanë shënuar në minutën e 11-të për 2 me...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.