tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

Policët e rënë në krye të detyrës, Rama u jep bijve të tyre statusin “Fëmijë në Përkujdesje”

tëvë1 nga tëvë1
24/01/2023
A A
Policët e rënë në krye të detyrës, Rama u jep bijve të tyre statusin “Fëmijë në Përkujdesje”
Share on FacebookShare on Twitter

Sipas kryeministrit Rama, ky status bën të mundur ndihmën ndaj të gjithë fëmijëve të të rënëve deri në daljen e tyre nga shkolla apo universiteti, me një pension mujor deri në 150% të pagës së prindit, shkruan Rtsh.

Në takimin me bijtë e dy policëve të rënë në krye të detyrës, Shkëlzen Dobrushit dhe Roland Likajt kryeministri Rama theksoi se me këtë ndihmë qeveria synon që fëmijët e të rënëve në krye të detyrës të mos kenë asnjë shqetësim nga pikëpamja ekonomike.

“Kemi pasur goxha merak dhe e kemi diskutuar që s’mund të jetë kjo histori me një ndihmë modeste me atë që ishte sepse praktikisht janë fëmijë që humbasin një prind i cili është në punë, i cili ka një pagë që e sjell në shtëpi. Kështu që menduam ta bëjmë plus pagë në mënyrë që të paktën nga pikëpamja ekonomike të mos kenë asnjë shqetësim dhe asnjë mungesë ndërsa përsa i përket pjesës së arsimit ato janë ekstra. Kështu që është mbase pak e vonuar, por jo të gjitha gjërat i kemi ditur dhe i dimë. I mësojmë rrugës dhe në këtë pikë dhe me këtë status them të drejtën jemi vërtet të kënaqur, sepse plotësohet në mënyrë kuptimplotë nevoja financiare. Pastaj dihet ajo edhe sikur të jetë pesëfish, boshllëkun shpirtëror nuk e mbush dot. Por besoj se këta kanë edhe dijen që do i nderojnë baballarët, edhe siç janë krenarë për baballarët, t’i bëjnë edhe të buzëqeshin kur iu shohin nga lart”, u shpreh Rama.

Të ngjashëm

​Kancelari gjerman: Nuk ka shpresë për bisedime paqeje derisa Rusia të tërhiqet nga Ukraina
RAJONI/BOTA

​Kancelari gjerman: Nuk ka shpresë për bisedime paqeje derisa Rusia të tërhiqet nga Ukraina

03/02/2023
​Finlanda dhe Suedia të vendosura të hyjnë bashkë në NATO
RAJONI/BOTA

​Finlanda dhe Suedia të vendosura të hyjnë bashkë në NATO

03/02/2023
Presidenti i Maqedonisë së Veriut nuk e merr pagën e janarit
RAJONI/BOTA

Presidenti i Maqedonisë së Veriut nuk e merr pagën e janarit

03/02/2023
Nis në Kiev samiti BE-Ukrainë
RAJONI/BOTA

Nis në Kiev samiti BE-Ukrainë

03/02/2023
Vuçiq: Serbia do dialog dhe kompromis, por ka parimet e veta
RAJONI/BOTA

Vuçiq deklaron se ndihej krenar për sanksionet që iu vendosën më 1999

03/02/2023
Daçiq: Qëndrimi i Perëndimit ndaj Serbisë ka ndryshuar, presioni tash tek Prishtina
RAJONI/BOTA

Daçiq: Qëndrimi i Perëndimit ndaj Serbisë ka ndryshuar, presioni tash tek Prishtina

03/02/2023
Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

Në Komunën e Vushtrrisë janë mbyllur pesë shkolla, rrezikohen edhe disa tjera

04/02/2023
0

Kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi në emisionin "Info Nata" në Tëvë1 foli për rrezikun e mbylljes së shkollave...

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

Idrizi: Kam pritur që Qeveria do të ndajë mbi 200 milionë euro për të ndalë migrimin e të rinjëve

03/02/2023
0

Kryetari i Vushtrrisë, Ferit Idrizi ka folur për trendin e ikjes së të rinjve nga vendi. Idrizi në emisionin “Info...

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

Shala: Kushtet e Kurtit për Asociacionin janë kushte në thonjëza

03/02/2023
0

Azdren Shala nga Partia Socialdemokrate (PSD) i ka quajtur “kushte në thonjëza”, gjashtë kushtet e kryeministrit Albin Kurti për themelimin...

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

Lajçak e informon McCardell rreth dialogut Kosovë-Serbi

03/02/2023
0

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar ndihmës zëvendësministren kanadeze për...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.