Abazoviq ka shtuar se askush nuk ka shprehur qëndrime negative lidhur me kandidaturën e Milodrag Lekiq.
“Karrigia e Dritanit nuk është pengesë. Kemi kërkesat tona në kuvend dhe jemi të vetmit që I kemi paraqitur me ndershmëri. Ne kemi hequr dorë nga posti i kryeministrit”, është shprehur Abazoviq.
Gjithashtu, ai ka theksuar se prioritet duhet të jetë lufta ndaj korrupsionit.