tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info - Lexoje të vërtetën!

​Biden do të emërojë diplomatin David J. Kostelancik për postin e ambasadorit të Shqipërisë

tëvë1 nga tëvë1
24/01/2023
A A
​Biden do të emërojë diplomatin David J. Kostelancik për postin e ambasadorit të Shqipërisë
Share on FacebookShare on Twitter

Presidenti amerikan Joe Biden njoftoi të hënën se do të emërojë diplomatin e karrierës David J. Kostelancik, për postin e Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara në Shqipëri.

Kostelancik ka shërbyer në ambasadën amerikane në Shqipëri në fillim të viteve ’90, në zyrën politike.

David J. Kostelancik, shërben aktualisht si Këshilltar për Politikën e Jashtme i Shefit të Shtatmadhorisë amerikane, Gjeneral Mark Milley. Ai ka shërbyer më herët si zëvendës Shef i Misionit dhe për dy vjet, si i Ngarkuar me Punë i përkohshëm në Ambasadën e SHBA-së në Budapest të Hungarisë.

Ai ka mbajtur gjithashtu pozicionet e Drejtorit të Zyrës për Çështjet e Evropës Jugore Qendrore dhe Drejtorit të Zyrës për Çështjet Ruse, në Byronë për Çështjet e Evropës dhe Euroazisë si dhe të Drejtorit të Zyrës së Evropës dhe Azisë në Byronë Ndërkombëtare për Çështjet e Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit.

Kostelancik ka shërbyer dy herë në Ambasadën amerikane në Moskë.

Ai ka shërbyer edhe në misionet e SHBA-së në OSBE dhe NATO. Ai ka shërbyer gjithashtu edhe në Ankara të Turqisë.

Diplomati Kostelancik, me origjinë nga shteti i Ilinoit, është diplomuar në Universitetin Northwestern të këtij shteti. Ai ka gjithashtu dy diploma master nga Kolegji Kombëtar i Luftës, dhe Universiteti i Miçiganit. Ai flet rusisht, hungarisht, shqip dhe turqisht.

Nëse kandidatura e tij miratohet nga Senati, diplomati Kostelancik do të zëvendësojë ambasadoren aktuale amerikane në Shqipëri, Yuri Kim. /kp/

Të ngjashëm

Peshkaqeni sulmon për vdekje 16-vjeçaren në Australi
RAJONI/BOTA

Peshkaqeni sulmon për vdekje 16-vjeçaren në Australi

04/02/2023
Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës
RAJONI/BOTA

Ukraina dhe Rusia këmbejnë dhjetëra të burgosur të luftës

04/02/2023
​Zelensky: Bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin brenda vitit
RAJONI/BOTA

​Zelensky: Bisedimet për anëtarësimin e Ukrainës në BE të nisin brenda vitit

04/02/2023
​ Portugalia do t’i dërgojë Ukrainës tanke Leopard
RAJONI/BOTA

​ Portugalia do t’i dërgojë Ukrainës tanke Leopard

04/02/2023
Shkupi nis manifestimin për Goce Dellçevin
RAJONI/BOTA

Shkupi nis manifestimin për Goce Dellçevin

04/02/2023
BE përgatit më shumë sanksione ndaj Rusisë
RAJONI/BOTA

BE përgatit më shumë sanksione ndaj Rusisë

04/02/2023
Caktojani fëmijëve orarin përmes kësaj metode kreative

Caktojani fëmijëve orarin përmes kësaj metode kreative

04/02/2023
0

Shumica e prindërve duan që fëmijët e tyre të jenë të pavarur. Kjo do të thotë se dëshironi që fëmija...

Peshkaqeni sulmon për vdekje 16-vjeçaren në Australi

Peshkaqeni sulmon për vdekje 16-vjeçaren në Australi

04/02/2023
0

Një vajzë 16-vjeçare ka vdekur pas sulmit nga një peshkaqen teksa po notonte në një lumë në Australinë Perëndimore. Ajo...

Evertoni i bën favor Cityt, e mposht Arsenalin

Evertoni i bën favor Cityt, e mposht Arsenalin

04/02/2023
0

Si duket, skuadrës së Evertonit i është nevojitur vetëm ndërrimi i trajnerit, për ta gjetur rrugën drejt fitores. Evertoni e...

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

Deputetët shqiptarë e boshnjakë në Parlamentin e Serbisë kërkojnë të drejta si të serbëve në Kosovë

04/02/2023
0

Nga delegacioni i SDA Shanxhak që kryesohej nga kryetari Dr. Sulejman Ugljanin, i shoqëruar nga kryetari i PVD, Shaip Kamberi,...

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • Opinione
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • Tech
  • SHOW BIZZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.