TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Rafuna e kritikon Qeverinë për mungesë dialogu me sektorin privat

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Rafuna thotë se pagat duhet të rriten me urgjencë

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, konsideron se ndalimi i përkohshëm i importit të mallrave nga Republika e Serbisë, ka dëmtuar ekonominë vendëse, pasi sipas tij bizneset nuk kanë qenë të informuara më herët.

Rafuna thotë se ndalimi i importit nga ky shtet, ka pasur kosto shtesë te bizneset, pasi malli është paguar e nuk është lejuar të hyjë brenda territorit të Kosovës.

Ai ka adresuar kritika në drejtim të Qeverisë për mungesë dialogu me sektorin privat.

“Bizneset nuk kanë qenë të informuar dhe kjo është një kërkesë që ka dalë nga Oda Ekonomike e Kosovës që para se të merret një vendim i tillë, të konsultohen bizneset për shkak se neve është duke na munguar një dialog publiko-privat me Qeverinë e Kosovës që nga fillimi. Së paku të njoftohemi paraprakisht, të kemi mundësinë që të përgatitemi për të mirën e biznesit por edhe për të mirën e qytetarëve”, thotë Rafuna.

“Kjo ka ndikuar në kosto shtesë për biznesin, për arsye se ka ndodh që mauna ka arrit 10 minuta pasi që është vendosur masa dhe nuk lejohet, për kundër që mauna është me tabela të Kosovës e malli me prejardhje të Serbisë, kështu që ka ndikuar për shkak se malli është paguar, nuk pranohet të kthehet mbrapa e me një far forme ka mbetur në kufi”, thotë tutje ai për EO.

E vendosja e këtyre masave, sipas Rafunës nuk është pasqyrë e mirë për Kosovën, pasi sipas tij i jep mesazh të keq për investitorët e huaj potencial.

“Ne kemi shumë nevojë dhe jemi të etur për të pasur investime kualitative të huaja por edhe me i rrit investimet vendore. Ne duhet me fillu prej investitorëve tonë që i kemi brenda e me kalu te investitorë të huaj por pasqyra, dhuna e ushtruar nda ushtarëve të KFOR-it nuk janë pasqyrë e mirë për me ardh një investitorë me investu në Kosovë. Vendosja e këtyre masave që e prek drejtpërdrejt biznesin, nuk është një mesazh i mirë për me ardh me investua në Kosovë”, thotë ai.

Teksa ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, e krizat e njëpasnjëshme në veri të vendit, Rafuna e quan barrë të rëndë për shtetin. Thotë se Kosova për kaq vite nuk flet askush për zhvillim ekonomik.

Ai ka kërkuar që sa më shpejt të mbyllen këto tema, në mënyrë që shteti të koncentrohet në zhvillim ekonomik.

“Nuk është imazh i mirë, ne duhet me pas sa më shumë imazhe të mira, duhet me pas sa më shumë storie të suksesit të Kosovës. Ne temat e hapura që i kemi me Serbinë duhet me i  mbyll sa më shpejt që është e mundur, duhet me u liru prej kësaj barre e me u koncentru në zhvillim ekonomik të vendit. Kjo tema e hapur, ky dialogu me Serbinë është duke na mbajt peng, jemi duke humbur kohë dhe që dy vite askush nuk fol për ekonomi, për shëndetësi e për sundim të ligjit. Jemi koncentruar në dialog, kështu që ky status që është Kosova, më së paku i konvenon Kosovës. Duhet sa më shpejt me u mbyll e me pas një zhvillim sa më të madh ekonomik, për t’u anëtarësuar në të gjitha organizatat ndërkombëtare që i jep frymë e lehtësim biznesit tonë për me depërtua jashtë”.

Tags: Lulzim RafunaMallrat serbeSektori privat
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Një javë nga sulmi në veri, Kurti: Kemi qenë dëshmitarë të dhunës e kërcënimeve

“Milan Radoiçiq bëhet miliarder, por e humb pushtetin në Veriun e Mitrovicës”

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën