Kryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Kreshnik Radoniqi të enjten ka folur për raportimet se ka pasur sulm kibernetik në uebfaqen e KQZ’së në ditën e zgjedhjeve pasi nisi publikimi i rezultateve prelimnare.
Radoniqi ka thënë se dyshimet e KQZ-së i kanë adresuar në Polici dhe se kjo çështje tash është në duart e tyre dhe të Prokurorisë.
“Kjo çështje tash është në duart e Policisë dhe Prokurorisë, pa e marrë raportin nga ta ne s’do të jepim asnjë informacion sepse nuk i kemi. I kemi disa dyshime tona por ato dyshime janë adresuar në polici, policia do ta japë raportin. Pasi që marrim përgjigje nga policia, ne do ta bëjmë publike”, ka deklaruar ai në mbledhjen e KQZ-së.