TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Radomir Laban, i dënuar në Serbi – Gjyqtar i Kushtetueses në Kosovë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka njoftuar tërheqjen e kërkesës së dorëzuar më 22 korrik në Gjykatën Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës. Arsyeja për këtë vendim është caktimi i gjyqtarit serb Radomir Llaban si raportues në këtë çështje. Ky gjyqtar, sipas Osmanit, paraqet rrezik për sigurinë kombëtarë të Kosovës.

by Fidan Zejnullahu
9 muaj ago
1 0
A A

Në orët e pasdites, thirri një konferencë të jashtëzakonshme për media.

Para gazetarëve, presidentja e shtetit, Vjosa Osmani,  njoftoi se ka tërhequr një kërkesë nga Gjykata Kushtetuese.

Bëhet fjalë për kërkesën e 22 korrikut, lidhur me seancën konstituive të Kuvendit të Kosovës.

Shkak për këtë, sipas Osmanit, është se raportues për këtë çështje, u caktua gjyqtari serb në Kushtetuese, Radomir Llaban.

“Këtë e kam bërë si reagim të menjëhershëm ndaj informatës tashmë të konfirmuar se si gjyqtar raportues në këtë kërkesë është caktuar gjyqtari Radomir Llaban, për veprimtarinë e rrezikshme të të cilit në vitet 2018, 2021 dhe 2024, institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informacione të qarta e zyrtare. Sipas këtyre informatave të cilat në vitet 2021 dhe 2024 po ashtu janë ndarë edhe me Gjykatën Kushtetuese, ky gjyqtar paraqet rrezik për sigurinë kombëtare të Republikës së Kosovës dhe është i angazhuar në veprimtari kundër rendit kushtetues të Republikës së Kosovës”, është shprehur Osmani.

Osmani tha se është shqetësuese që Gjykata Kushtetuese, ia besoi këtë kërkesë, Radomir Labanit.

“Kryetari i gjykatës ka diskrecion të plotë të vendosë se cilit rast i caktohet cili gjyqtar. Kërkesa jonë ka të bëjë me rendin kushtetues. Është shqetësuese se si një gjyqtar, për të cilin institucionet tona të sigurisë kanë dorëzuar informata që rrezikon shtetin tonë, t’i lihet në dorë ta përcaktojë fatin e rendit tonë kushtetues. Ky vendim nuk ka të bëjë me vlerësime personale, por me informata zyrtare të ofruara nga tre drejtues të institucioneve të sigurisë së vendit. Unë nuk kam ndonjë preferencë për ndonjë zyrtar tjetër, por për ta nuk ekziston asnjë informacion zyrtar që do ta cenonte këtë proces”, ka thënë Osmani.

Por, kush është gjyqtari serb, i cili ishte kryetemë edhe në vitin 2018?

Gjyqtari Radomir Llaban jeton në Kosovë nga viti 2011.

Kjo meqë iku nga shteti serb, ku u dënua me gjashtë vjet burgim, për shkak se ishte pjesë e grupit të njohur si “mafia doganore”.

Përveç kësaj, Laban ishte mbajtur në paraburgim në Serbi nga viti 2006 deri në vitin 2009 dhe disa herë është akuzuar se ka lidhje të ngushta me Listën Serbe në Kosovë.

Megjithëkëtë, në vitin 2018 Labani, u betua si gjyqtar i Kushtetueses në Kosovë, pavarësisht që ish -presidenti, Hashim Thaçi, kërkoi verifikim shtesë për shkak të së kaluarës të dyshimtë.

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Përfshihet nga zjarri një banesë në Prishtinë, intervenojnë zjarrfikësit

Përfshihet nga flaka një banesë në Prishtinë, dyshohet se zjarri nisi nga kuzhina

Presion mbi presidentin francez për zgjedhje të parakohshme ose dorëheqje

Macron insiston se operacionet në Ngushticën e Hormuzit janë vetëm mbrojtëse

Dokumentari i anuluar nga BBC për Gazën fiton çmimin BAFTA

Dokumentari i anuluar nga BBC për Gazën fiton çmimin BAFTA

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi

Punë të reja “shtetërore” për kompanitë e Zvonko Vesellinoviqit në Serbi

Erdogan: Ndryshimet gjeopolitike theksojnë nevojën për lidhje më të ngushta Turqi-BE

Erdogan: Ndryshimet gjeopolitike theksojnë nevojën për lidhje më të ngushta Turqi-BE

Brenda një viti parashtrohen mbi 1600 ankesa për shkeljen e të drejtave të njeriut

Ende asnjë prej 27 subjekteve politike s’e ka dorëzuar listën e kandidatëve për deputetë

Irani paralajmëron Evropën kundër lëvizjes ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Irani paralajmëron Evropën kundër lëvizjes ushtarake në Ngushticën e Hormuzit

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Konjufca: Serbia e ka goditur Kosovën në mirëbesim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën