TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

“Radoiçiq po trajnon terroristë të tjerë”, Sveçla kritika aleatëve: Hezitimi i tyre solli Banjskën

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Sveçla: Mbi 80 terroristë të përfshirë në sulmin në Basnjskë

Ministri i Brendshëm i Kosovës, Xhelal Sveçla lëshoi kritika ndaj aleatëve perëndimorë, për të cilët tha se hezitimi i tyre ndaj Serbisë në disa raste agresioni në veri të Kosovës, i dha krahë Beogradit për të realizuar sulmin në Banjskë më 24 shtator të 2023-ës.

“Serbia është mësuar që të luajë rolin e viktimës qoftë dhe në rastin e Banjskës. Për mua si dikush që është rrit në Kosovë, por dhe që kam qenë në realitetin politik të saj, sjellja e Serbisë nuk është e befasishme. Befasuese është sjellja e qarqeve të ndryshme në Bashkimin Europian. Sot dëgjova një deklaratë të zv/kryetares së PE e cila shprehte kundërshtinë e saj ndaj qasjes së pabalancuar, të padrejtë të BE, ku struktura ekstremiste të Serbisë sulmuan KFOR. Dhe në vend që Serbia të dënohej, iu vunë sanksione Kosovës. Dhe prandaj ndodhi dhe sulmi i Banjskës, pasi u toleruan disa ngjarje të mëparshme si rrëmbimi i policëve të Kosovës apo sulmet ndaj KFOR në veri. Ishte një sulm serioz 3 pjesëtarë të KFOR humbën gjymtyrët, dihet kush e dhanë urdhrin”, tha Sveçla në një intervistë për A2 CNN.

Ministri i Brendshëm shtoi se tashmë partnerët i kanë të gjitha të dhënat për këtë ngjarje të rëndë dhe shtoi se Kosova nuk duhet të bjerë në kurthin e dënimit të vetëm Radoiçiq pasi ai sipas tij urdhërohej direkt nga presidenti Vuçiç. Sveçla shtoi se Milan Radoiçiq është në krye të trajnimit të grupeve terroriste dhe mund të ndërmarrë ndonjë tjetër sulm nëse merr urdhër.

“Dhe për Banjskën i kemi ndarë informatat me partnerët dhe ka hezitim për të mbajtur qëndrim ndaj Serbisë.  Nuk duhet të biem në kurthin e dënimit vetëm të Radoiçiq. Ai ka qenë nënkryetar i një subjekti politik të lidhur drejtpërdrejt me Serbinë. Pastaj është armatosur dhe trajnuar në kazermat e Serbisë. Është financuar nga shteti i Serbisë dhe urdhrat i ka marrë nga Vuçiq. Ai është udhëheqësi i grupeve të trajnimit dhe mund të marrë ndonjë urdhër tjetër nga Vuçiq për të sulmuar”, përfundoi Sveçla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nagavci: Projektbuxheti së shpejti në Kuvend, 1 miliard euro për zhvillim

Nagavci: Projektbuxheti së shpejti në Kuvend, 1 miliard euro për zhvillim

Dënim me gjobë prej 1 mijë eurosh për hapjen ilegale të rrugës në Bjeshkën e Lybeniqit

Dënim me gjobë prej 1 mijë eurosh për hapjen ilegale të rrugës në Bjeshkën e Lybeniqit

IQP ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

IQP ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

AUV ndalon hyrjen e 1 068 kg patatina për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

Galatasaray kërkon 35-40 milionë euro për yllin e skuadrës

Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen për shkak të bllokimit të buxhetit

Kryeministri i Belgjikës ofron dorëheqjen për shkak të bllokimit të buxhetit

IQP ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

IQP ndalon punimet në një shtëpi private në Mitrovicë

Raçi në formacionin e javës në Kroaci

Raçi do të largohet nga Hajduku

AUV ndalon hyrjen e 1 068 kg patatina për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

AUV ndalon hyrjen e 1 068 kg patatina për shkak të nivelit të lartë të akrilamidit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën