TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Radiatorët do të ngrohin më shumë nëse bëni këtë veprim të thjeshtë

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
Radiatorët do të ngrohin më shumë nëse bëni këtë veprim të thjeshtë

Kur fillon moti i ftohtë, mbajtja e shtëpisë ngrohtë bëhet përparësi. Edhe ndryshimet më të vogla mund të bëjnë diferencë, prandaj ia vlen të sigurohesh që sistemi yt i ngrohjes po punon siç duhet – duke filluar nga radiatorët.

Sipas inxhinierit të kompanisë Boxt, Will Scholfield, nëse radiatorët nuk po ngrohin mirë ose duken sikur punojnë me “pengesa”, atëherë duhet t’i çlirosh nga ajri i bllokuar (proces që quhet “bleeding”).

Në thelb, kjo do të thotë të lejosh ajrin e mbetur brenda radiatorëve të dalë jashtë. Nëse ajri ngelet brenda, ngrohja nuk shpërndahet siç duhet dhe radiatorët bëhen më pak efikasë.

Nëse kjo nuk bëhet për një kohë të gjatë, ajri i bllokuar mund të shkaktojë edhe gërryerje (korrozion) në sistemin e ngrohjes qendrore.

Kjo është një detyrë e thjeshtë që duhet bërë rregullisht, në mënyrë që ngrohja të funksionojë mirë dhe shtëpia të qëndrojë e ngrohtë.

“Nëse i çliron radiatorët nga ajri rreth dy herë në vit, sistemi i ngrohjes do të punojë më me efikasitet dhe do të ndihmosh në uljen e faturave të energjisë.”

Çfarë të duhet për të çliruar radiatorët nga ajri:

Zakonisht, mjetet i ke në shtëpi:

Një çelës për radiatorin ose një kaçavidë, në varësi të llojit të valvulës.

Një leckë ose një enë e vogël për të mbledhur ujin që mund të rrjedhë.

Si ta bësh:

Fike ngrohjen dhe lëre sistemin të ftohet plotësisht;

Vendos një peshqir ose leckë poshtë radiatorit për të mbrojtur dyshemenë;

Gjej valvulën e ajrit – zakonisht ndodhet në krye të radiatorit, në njërën anë. Ajo është e rrumbullakët dhe ka një vrimë për çelësin ose një prerje për kaçavidë;

Fut çelësin në valvul dhe ktheje ngadalë në drejtim të kundërt të akrepave të orës derisa të dalë ajri;

Kur fillon të dalë ujë, ktheje përsëri në drejtim të akrepave të orës për ta mbyllur valvulën;

Përsërite këtë proces për të gjithë radiatorët në shtëpi;

Në fund, kontrollo presionin e ujit në bojlerin e ngrohjes – ai duhet të jetë midis 1 dhe 2 bar. Nëse nuk është, rregulloje sipas nevojës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Si të silleni me respekt me njerëzit që agjërojnë gjatë Ramazanit?

Si të silleni me respekt me njerëzit që agjërojnë gjatë Ramazanit?

Muzika përmirëson shëndetin e trurit

Muzika përmirëson shëndetin e trurit

Pse bien më shumë flokët në dimër? Ekspertët shpjegojnë arsyet dhe si ta parandaloni!

Pse bien më shumë flokët në dimër? Ekspertët shpjegojnë arsyet dhe si ta parandaloni!

Fjalori i Gen Z për dashurinë

Fjalori i Gen Z për dashurinë

Zlatan Elek jep dorëheqje nga pozita e deputetit të Kosovës

Zlatan Elek jep dorëheqje nga pozita e deputetit të Kosovës

Nis seanca për shqyrtimin e dytë të Projektbuxhetit 2026

Nis seanca për shqyrtimin e dytë të Projektbuxhetit 2026

Gjyqtari Dakaj delegohet në ndeshjen Malisheva – Dukagjini, reagojnë ashpër tifozët

Gjyqtari Dakaj delegohet në ndeshjen Malisheva – Dukagjini, reagojnë ashpër tifozët

Sindikata e Minatorëve të Trepçës anulon protestën e paralajmëruar për të enjten

Tetë ditë nën tokë për lirinë, rrëfimet e minatorëve të Trepçës për grevën historike të vitit 1989

PDK-ja nuk e voton Projektbuxhetin: 32 amendamentet tona nuk u përkrahen nga VV-ja

PDK-ja nuk e voton Projektbuxhetin: 32 amendamentet tona nuk u përkrahen nga VV-ja

AUV asgjëson mbi 7,900 produkte ushqimore për fëmijë të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac

AUV asgjëson mbi 7,900 produkte ushqimore për fëmijë të markave Aptamil dhe Nutricia Bebelac

Kusari-Lila: Ligji për çmimet tavan i domosdoshëm, përfshin edhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese

Kusari-Lila: Ligji për çmimet tavan i domosdoshëm, përfshin edhe vërejtjet e Gjykatës Kushtetuese

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën