TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qyteti i Gazës edhe zyrtarisht në zi të bukës

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
Qyteti i Gazës edhe zyrtarisht në zi të bukës

Autoriteti kryesor botëror për krizat ushqimore njoftoi të premten se qyteti më i madh i Rripit të Gazës është përfshirë nga zia e bukës dhe se ajo ka gjasa të përhapet në të gjithë Gazën, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për armëpushim dhe për heqjen e kufizimeve ndaj ndihmave humanitare.

Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore, apo IPC, tha se zia e bukës po ndodh në Qytetin e Gazës, ku jetojnë qindra mijëra palestinezë, dhe se ajo mund të përhapet drejt jugut në Deir al-Balah dhe Han Junis deri në fund të muajit të ardhshëm.

Ky përcaktim i IPC-së vjen pasi për muaj të të tërë organizatat humanitare paralajmëruan se kufizimet që Izraeli i ka vendosur ndaj ushqimit dhe ndihmave të tjera në Gazë, si dhe lufta e ushtrisë izraelite, po shkaktonin shkallë të larta të urisë mes civilëve palestinezë, sidomos fëmijëve.

Izraeli e hodhi poshtë qëndrimin e IPC-së.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e quajti atë “gënjeshtër të hapur”.

Kjo është hera e parë që IPC-ja konfirmon zyrtarisht zi buke në Lindjen e Mesme.

IPC-ja theksoi se uria është shkaktuar nga luftimet dhe bllokimi i ndihmave, si dhe është përkeqësuar nga shpërnguljet e mëdha dhe dështimi i prodhimit ushqimor në Gazë, duke e çuar urinë në shkallë kërcënuese për jetën banorëve në të gjithë vendin pas 22 muajsh lufte.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gazë, rreth një e katërta e popullsisë, po përballen me shkallë katastrofike të urisë dhe shumë prej tyre rrezikojnë të vdesin nga shkaqe të lidhura me kequshqyerjen, tha raporti i IPC-së.

Muajin e kaluar, IPC-ja paralajmëroi se “skenari më i keq i urisë” po zhvillohej në Gazë, por nuk kishte bërë përcaktim zyrtar.

Netanyahu mohon se ka uri në Gazë, duke i quajtur raportet për urinë “gënjeshtra” të promovuara nga Hamasi, shkruan REl..

“Raporti i IPC-së është një gënjeshtër e hapur. Izraeli nuk ka politikë të urisë. Izraeli ka politikë për të parandaluar urinë”, tha zyra e tij në një postim në X.

Ekspertët theksojnë se Gaza është ende duke u rimëkëmbur nga forcimi i bllokadës prej fillimit të marsit deri në mesin e majit, kur Izraeli ndaloi futjen e ushqimeve, barnave dhe mallrave të tjera.

“Një numër gjithnjë në rritje i njerëzve, sidomos fëmijët e vegjël, po vdesin nga uria dhe sëmundje të parandalueshme, sepse Izraeli e ka bërë urinë pjesë thelbësore të fushatës për të kontrolluar Rripin”, tha Chris Newton, analist i Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

Ai shtoi se plani i Izraelit për ta përshkallëzuar luftën në Qytetin e Gazës vetëm disa javë pasi u dha paralajmërimi për fillimin e urisë tregon se “uria është e qëllimshme dhe se Izraeli po e përdor atë si armë”.

Si përcaktohet zia e bukës?
IPC-ja tha se raporti i publikuar të premten përfshin vetëm njerëzit që jetojnë në qarqet e Gazës, Deir al-Balah dhe Han Junis. Nuk u arrit të klasifikohej qarku i Gazës veriore për shkak të mungesës së qasjes dhe të dhënave, ndërsa popullsia e mbetur në Rafah u përjashtua, pasi është kryesisht e pabanuar.

OKB-ja është ankuar për pengesa në shpërndarjen e ndihmës në Gazë, duke fajësuar Izraelin dhe gjendjen e pasigurt.

Ky është rasti i pestë në 14 vjetët e fundit që IPC-ja shpall zyrtarisht zinë e bukës – një iniciativë që përfshin 21 organizata ndihmash, agjenci të OKB-së dhe organizata rajonale, e financuar nga Bashkimi Evropian, Gjermania, Britania dhe Kanadaja.

Tags: GazaTeve1uria
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia shoqëron dy protestues pas përplasjeve në protestën në Tiranë

Policia shoqëron dy protestues pas përplasjeve në protestën në Tiranë

​Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

​Aksident fatal në autostradën Fier-Vlorë, humb jetën shefi i krimeve në Policinë e Vlorës

Spanja thotë se nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në

Spanja thotë se nuk do të jetë pengesë për afrimin e Kosovës me BE-në

Tensione në ditën e 170-të të protestës në Tiranë, qytetarët përplasen me forcat e policisë

Tensione në ditën e 170-të të protestës në Tiranë, qytetarët përplasen me forcat e policisë

Vllasi për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk besoj se ishte e rastësishme, duhet të ketë reagim dhe kërkimfalje

Vllasi për këngën nacionaliste serbe në Bruksel: Nuk besoj se ishte e rastësishme, duhet të ketë reagim dhe kërkimfalje

“Info Nata”- 16.11.2026

“Info Nata”- 16.11.2026

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit

KRU “Gjakova” njofton për rritjen e nivelit të ujit në Liqenin e Radoniqit

Meta bashkëpunon me median për të zgjeruar përmbajtjen e asistentëve të IA

Meta gjobitet me 805 milionë euro në Itali, dyshohet se Facebook kishte akses në fotot private të miliona përdoruesve

Kulla për anulimin e samitit të NATO-s në Shqipëri: Ngjarje e rëndë, por e pritshme

Kulla për anulimin e samitit të NATO-s në Shqipëri: Ngjarje e rëndë, por e pritshme

Time Kadrijaj ironizon për ndërprerjet e rrymës: Neve na mbyti terri

Time Kadrijaj ironizon për ndërprerjet e rrymës: Neve na mbyti terri

Policia shoqëron dy protestues pas përplasjeve në protestën në Tiranë

Policia shoqëron dy protestues pas përplasjeve në protestën në Tiranë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën