TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qyteti i Gazës edhe zyrtarisht në zi të bukës

by TËVË 1
6 muaj ago
1
A A
Qyteti i Gazës edhe zyrtarisht në zi të bukës

Autoriteti kryesor botëror për krizat ushqimore njoftoi të premten se qyteti më i madh i Rripit të Gazës është përfshirë nga zia e bukës dhe se ajo ka gjasa të përhapet në të gjithë Gazën, nëse nuk arrihet ndonjë marrëveshje për armëpushim dhe për heqjen e kufizimeve ndaj ndihmave humanitare.

Klasifikimi i Integruar i Fazave të Sigurisë Ushqimore, apo IPC, tha se zia e bukës po ndodh në Qytetin e Gazës, ku jetojnë qindra mijëra palestinezë, dhe se ajo mund të përhapet drejt jugut në Deir al-Balah dhe Han Junis deri në fund të muajit të ardhshëm.

Ky përcaktim i IPC-së vjen pasi për muaj të të tërë organizatat humanitare paralajmëruan se kufizimet që Izraeli i ka vendosur ndaj ushqimit dhe ndihmave të tjera në Gazë, si dhe lufta e ushtrisë izraelite, po shkaktonin shkallë të larta të urisë mes civilëve palestinezë, sidomos fëmijëve.

Izraeli e hodhi poshtë qëndrimin e IPC-së.

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, e quajti atë “gënjeshtër të hapur”.

Kjo është hera e parë që IPC-ja konfirmon zyrtarisht zi buke në Lindjen e Mesme.

IPC-ja theksoi se uria është shkaktuar nga luftimet dhe bllokimi i ndihmave, si dhe është përkeqësuar nga shpërnguljet e mëdha dhe dështimi i prodhimit ushqimor në Gazë, duke e çuar urinë në shkallë kërcënuese për jetën banorëve në të gjithë vendin pas 22 muajsh lufte.

Më shumë se gjysmë milioni njerëz në Gazë, rreth një e katërta e popullsisë, po përballen me shkallë katastrofike të urisë dhe shumë prej tyre rrezikojnë të vdesin nga shkaqe të lidhura me kequshqyerjen, tha raporti i IPC-së.

Muajin e kaluar, IPC-ja paralajmëroi se “skenari më i keq i urisë” po zhvillohej në Gazë, por nuk kishte bërë përcaktim zyrtar.

Netanyahu mohon se ka uri në Gazë, duke i quajtur raportet për urinë “gënjeshtra” të promovuara nga Hamasi, shkruan REl..

“Raporti i IPC-së është një gënjeshtër e hapur. Izraeli nuk ka politikë të urisë. Izraeli ka politikë për të parandaluar urinë”, tha zyra e tij në një postim në X.

Ekspertët theksojnë se Gaza është ende duke u rimëkëmbur nga forcimi i bllokadës prej fillimit të marsit deri në mesin e majit, kur Izraeli ndaloi futjen e ushqimeve, barnave dhe mallrave të tjera.

“Një numër gjithnjë në rritje i njerëzve, sidomos fëmijët e vegjël, po vdesin nga uria dhe sëmundje të parandalueshme, sepse Izraeli e ka bërë urinë pjesë thelbësore të fushatës për të kontrolluar Rripin”, tha Chris Newton, analist i Grupit Ndërkombëtar të Krizave.

Ai shtoi se plani i Izraelit për ta përshkallëzuar luftën në Qytetin e Gazës vetëm disa javë pasi u dha paralajmërimi për fillimin e urisë tregon se “uria është e qëllimshme dhe se Izraeli po e përdor atë si armë”.

Si përcaktohet zia e bukës?
IPC-ja tha se raporti i publikuar të premten përfshin vetëm njerëzit që jetojnë në qarqet e Gazës, Deir al-Balah dhe Han Junis. Nuk u arrit të klasifikohej qarku i Gazës veriore për shkak të mungesës së qasjes dhe të dhënave, ndërsa popullsia e mbetur në Rafah u përjashtua, pasi është kryesisht e pabanuar.

OKB-ja është ankuar për pengesa në shpërndarjen e ndihmës në Gazë, duke fajësuar Izraelin dhe gjendjen e pasigurt.

Ky është rasti i pestë në 14 vjetët e fundit që IPC-ja shpall zyrtarisht zinë e bukës – një iniciativë që përfshin 21 organizata ndihmash, agjenci të OKB-së dhe organizata rajonale, e financuar nga Bashkimi Evropian, Gjermania, Britania dhe Kanadaja.

Tags: GazaTeve1uria
ShareTweet

Postime të ngjashme

SHBA-ja do të tërheq gjithë trupat nga Siria

SHBA-ja do të tërheq gjithë trupat nga Siria

Izraeli në gjendje alarmi në rast të një sulmi të mundshëm të SHBA-së ndaj Iranit

Izraeli në gjendje alarmi në rast të një sulmi të mundshëm të SHBA-së ndaj Iranit

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Draft-raporti i PE-së për Shqipërinë: Korrupsioni sfidë serioze, të adresohet në nivelet e larta të qeverisjes

Jashari uron besimtarët myslimanë: Ramazani muaj reflektimi, uniteti dhe sakrifice

Jashari uron besimtarët myslimanë: Ramazani muaj reflektimi, uniteti dhe sakrifice

Gjykata Speciale rrëzon mocionin për akuzat ndaj Thaçit dhe të tjerëve

Procesi gjyqësor në Hagë, PDK: Presim vendim të drejtë dhe të pandikuar, besojmë në pafajësinë dhe lirinë e çlirimtarëve

Kushtetuesja: Ligji për Skemat Pensionale të financuara nga shteti nuk e shkel Kushtetutën

​IKD kërkon përmes rezolutës të obligohet MF-ja për përfitimin e pensioneve të dyfishta

SHBA-ja do të tërheq gjithë trupat nga Siria

SHBA-ja do të tërheq gjithë trupat nga Siria

Zhegrova në mesin e lojtarëve që s’përfshihen në planet e Spallettit për sezonin e ardhshëm

Zhegrova në mesin e lojtarëve që s’përfshihen në planet e Spallettit për sezonin e ardhshëm

Ardon Jashari shpallet MVP i Milanit, pas asistimit në barazimin me Comon

Ardon Jashari shpallet MVP i Milanit, pas asistimit në barazimin me Comon

Merz uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për integrimin euroatlantik të Kosovës

Merz uron Kurtin: Merrni vendimet e duhura për integrimin euroatlantik të Kosovës

Izraeli në gjendje alarmi në rast të një sulmi të mundshëm të SHBA-së ndaj Iranit

Izraeli në gjendje alarmi në rast të një sulmi të mundshëm të SHBA-së ndaj Iranit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën