TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë

by teve1
1 muaj ago
0
A A
Qytetarët vijojnë protestën në Tiranë

Pas protestës së zhvilluar para Kuvendit, qytetarët kanë nisur marshimin nga sheshi “Skënderbej” drejt Kryeministrisë, duke vijuar protestën e 101-të kundër investimit në Zvërnec.

Gjatë lëvizjes së tyre janë dëgjuar thirrje kundër qeverisë dhe klasës politike.

Protesta nisi në orën 17:00 para godinës së Kuvendit, ku gjatë pasdites u shënuan edhe tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe policisë.

Disa qytetarë janë shoqëruar nga efektivët e Policisë së Shtetit pas përplasjeve dhe bllokim të akseve rrugore.

Pas qëndrimit për disa minuta në formën e një akti të mosbindjes civile përpara Kryeministrisë, protestuesit u nisën në marshim në drejtim të Drejtorisë së Policisë së Tiranës aty ku dhe janë shoqëruar disa protestues.

Pas qëndrimit pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, protestuesit kanë ndryshuar itinerarin e marshimit, duke u drejtuar drejt zonës së 21-Dhjetorit.

Protestuesit janë ndalur te ura e Vasil Shantos, ku kanë bllokuar përkohësisht qarkullimin e mjeteve, duke shkaktuar vështirësi në lëvizjen e automjeteve në këtë aks.

Gjatë protestës, ata kanë bërë thirrje për lirimin e personave të shoqëruar në komisariatet e kryeqytetit.

E emërtuar si “Revolucioni Flamingo”, protesta nisi më 31 maj si reagim kundër ndikimit mjedisor të projektit turistik në Zvërnec.

Tashmë pjesëmarrësit kërkojnë ndryshime politike dhe institucionale dhe shprehin shqetësimet e tyre për korrupsionin, mundësitë e punësimit dhe largimin e të rinjve nga vendi.

Aktivistët kanë paralajmëruar gjithashtu vijimin e protestës dhe përshkallëzimin e aksionit qytetar./ATSH

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Një i vrarë dhe katër të plagosur në Paris

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

Berisha: Rama dhe Vuçiç janë armiq të pavarësisë së Kosovës

​“Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

​“Etika” përjashton me 60 ditë nga Kuvendi 6 deputetët e PD-së

Tërmet 7 ballë në Tibet, të paktën 16 persona të vdekur

Tërmet 7 ballë në Tibet, të paktën 16 persona të vdekur

Tentoi të shiste pronë për 800 mijë euro me dokumente të falsifikuara, dënohet me 6 vjet burgim

Shtyhet seanca fillestare ndaj Miljojko Gjorgjeviq, i akuzuar për krime lufte në Zveçan

Shiten pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen Kosova – Izraeli, më 14 nëntor

Shiten pothuajse të gjitha biletat për ndeshjen Kosova – Izraeli, më 14 nëntor

Kane, Yamal, Mbappe apo Messi? Këta janë kandidatët kryesorë për “Topin e Artë”

Kane, Yamal, Mbappe apo Messi? Këta janë kandidatët kryesorë për “Topin e Artë”

Elena Sadiku, trajnerja me prejardhje nga Kosova, në garë për çmimin “Topi i Artë”

Elena Sadiku, trajnerja me prejardhje nga Kosova, në garë për çmimin “Topi i Artë”

CNN shkruan për Adri Mehmetin, talentin shqiptar në SHBA

CNN shkruan për Adri Mehmetin, talentin shqiptar në SHBA

ASK: Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve në shtator

ASK: Eksportet e Kosovës mbulojnë vetëm 17 për qind të importeve në shtator

Tahiri: Kthimi i ligjit për Specialen në Kuvend është i dëmshëm

Tahiri: Kthimi i ligjit për Specialen në Kuvend është i dëmshëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën