TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Qytetarët të ndarë për balotazhin në Prishtinë: Besim, zhgënjim dhe kritika ndaj kandidatëve

by Tëvë1
6 muaj ago
3
A A
​Qytetarët të ndarë për balotazhin në Prishtinë: Besim, zhgënjim dhe kritika ndaj kandidatëve

Pas përfundimit të raundit të parë të zgjedhjeve dhe në prag të balotazhit në Prishtinë disa tregojnë besim të palëkundur në kandidatët e preferuar të tyre si Hajrulla Çeku dhe Përparim Rama, ndërsa të tjerë ndihen të zhgënjyer dhe të larguar nga procesi politik.

Një qytetar i Prishtinës shpreh një besim të madh në fitoren e Hajrulla Çekut, duke theksuar se kishte pritshmëri që ai të fitonte që në raundin e parë pa balotazh. Megjithatë, tani që ka kaluar në raundin e dytë, ai ende e mbështet dhe shpreson në fitoren përfundimtare. Deklarata reflekton besim dhe përkushtim ndaj kandidatit.

“Jo që e kam pritur, por kam menduar se Hajrulla Çeku do ta fitoj që në raundin e parë pa balotazh patjetër, dhe besoj që do të fitoj dhe shpresoj se Hajrullah Çeku do ta fitoj në raundin e dytë”, tha një qytetar i Prishtinës.

Qytetari Bislim Ademi shpreh besim në fitoren e Përparim Ramës, duke e vlerësuar për punën e bërë brenda mundësive të tij. Sipas tij, performanca e Ramës është e mjaftueshme për t’i siguruar edhe një mandat tjetër.

“Mendoj që do të fitoj Përparim Rama, sepse ka punuar shumë mirë në mundësitë e tij dhe mendoj që Përparimi do të jetë përsëri (kryetar)”, tha qytetari Bislim Ademi.

Një tjetër qytetar nga Prishtina shpreh zhgënjim të thellë me të gjithë spektrin politik, ndaj ka vendosur të mos marrë pjesë në votime. Ai tha se ndjen se duke mos votuar, ka ruajtur ndërgjegjen e pastër dhe nuk është ndikuar nga premtimet apo propagandat të cilat i konsideron të pandershme.

“Nuk kam menduar për atë fare sepse s’kam dal të votoj, sepse nuk di se kujt t’i jap votën dhe jam i zhgënjyer me të gjithë. Jam më rahat dhe ndërgjegje më të pastër. Nuk do të dal të votoj në balotazh … Nuk është mirë, por si e kanë arritur situatën nuk është mirë sepse nuk është e ndershme për në mos të votojmë ajo është obligim i qytetarëve mirëpo si po premtojnë dhe po gënjejnë jam më rehat dhe kam ndërgjegje më të pastër që nuk kam rënë në propaganda” ,tha qytetari

Ismajl Gjikolli shpreh pakënaqësi dhe zemërim të madh ndaj qeverisjes aktuale në Prishtinë.

“Po, unë po dhe shumë herë dhe ta heq Ramën do të paguaj dhe fukara jam, por do të hi kredi dhe të bëje banket këtu. Na ka marrë në qafë”. tha qytetari Ismajl Gjikolli

Sipas rezultateve preliminare të publikuara nga KQZ, Përparim Rama prin në Prishtinë me 33.75% teksa kundërkandidati i tij që do ta ketë në balotazh në garë për kryeqytet, Hajrulla Çeku ka marrë 33.05% të votave

 

Tags: balotazhPrishtineqytetaretTeve1zgjedhjet lokale
ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Gazetar i Al Jazeera-s vritet nga sulmet izraelite në Gaza

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Spahiu: President nga LDK ose vendi shkon në zgjedhje

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Kryetari i parlamentit të Iranit thotë se propozimi prej 10 pikash është shkelur tashmë

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Amnesty International: Shtetet të ndalojnë menjëherë furnizimin me armë Izraelin

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Rritet në 254 numri i të vrarëve nga sulmet masive izraelite në Liban

Detaje nga aksioni i drejtorisë së Anti – terrorizmit në Fushë –Kosovë e Malishevë

Policia e Kosovës arreston të kërkuarin nga Gjermania për trafikim narkotikësh

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Zeqaj: Kurti u ofroi poste në qeveri PDK-së dhe LDK-së, por jo presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën