TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qytetarët të mllefosur me mbylljen e rrugës kryesore në Sibovc të Obiliqit, ndërhyjnë edhe Policia

Vendimi i KEK-ut për ta mbyllur rrugën “Afrim Krasniqi” në Sibovc të Komunës së Obiliqit, irritoi banorët e këtij fshati. Kjo pasi të njëjtit thonë se nuk u paralajmëruan në kohë. E nga KEK-u njoftuan se rruga është e rrezikshme për qarkullim, andaj e njëjta do mbyllet për shkak të deformimeve të shfaqura.

by Rinesa Osmanaj
2 vjet ago
0
A A
Qytetarët të mllefosur me mbylljen e rrugës kryesore në Sibovc të Obiliqit, ndërhyjnë edhe Policia

Kësisoj zgjodhën për ta kaluar këtë rrugë.

Edhe pse me vështirësi, për ta kjo ishte mënyra më e lehtë.

Por njëjtë nuk po mund të veprojnë edhe shoferët e automjeteve.

Kjo për shkak se rruga “Afrim Krasniqi” në Sibovc të Obiliqit është mbyllur për qarkullim.

E ndonëse kjo rrugë është e pakalueshme, nuk pati ndonjë paralajmërim në kohë për banorët e kësaj ane.

Për këtë vendim, ata u shfaqën të mllefosur.

“Na kanë blloku rrugët, komplet na kanë blloku si lagje, lagjen Kongjeli edhe fshatin Shipitull, pa paralajmërim. Nga e kena ditë që kanë me mshel këtë rrugë, po jo që dje ose sot, na kena menu qe duhet me na bo një rrugë njëherë, për me pas na zgjidhje, tani me mshel kta. Këta na kanë blloku totalisht. As s’kemi qysh i qojmë fëmijët në shkollë, na kanë zgjat rrugën për 7-8 km më shumë. Na duhet me shku në një fshat atje Zhilivodë, për me shku në Sibovc, për me shku tani në obiliq”, ka thënë kryetari i fshatit Afrim Mexhuani.

Për t’i larguar banorët që kundërshtuan mbylljen e rrugës, erdhën edhe njësitet policore.

“Ne e bëmë pak një zhurm, e bllokuam balerin, erdh një qytetar prej punë i hypi bagerit të vet e ka qel rrugën, masnej janë ardhë diku nja 10 kerre të policisë të njëjësit speciale, me helmeta, me mbrojtës,e kur i pamë, unë mendoave që ka najfarë lajmi që ka me kalu naj Radojçiq, se sna ka shku menja që jon ardh për neve gjithë ata policë”, tha ai.

Ndërsa për banorin, Kastriot Krasniqin, rruga alternativë e mundësuar është 20 minuta më e gjatë.

“Ne si banorë kemi mbetë të bllokuar, fëmijët tanë nuk kanë rrugë tjetër për të shkuar në shkollë, përveç një rrugë për 20 minuta më gjatë, dhe dimrit nuk kalohet andej”, ka deklaruar ai.

E pasi rruga veçse u mbyll, Korporata Energjetike e Kosovës dolën me një sqarim.

“Rruga ‘Afrim Krasniq’ do të mbyllet për arsye të deformimeve të shfaqura në këtë segment, rrezikshmërisë për qarkullim të sigurt e konstatuar nga Agjencia për menaxhimin e emergjencave si dhe vazhdimësisë së procesit të punës së minierës”.

Se kjo rrugë është e rrezikshme e kishte thënë javë më parë për Televizionin edhe drejtoresha për Mbrojtje dhe Mjedis në Komunën e Obiliqit, Fitore Hashani.

Zgjidhja më e duhur po del të jetë realizimi i rrugës së re për Mirash.

Deri atëherë, qytetarët mund ta përdorin si alternativë rrugën nga fshati Bardh i Madh që lidhet me fshatin Pelaj.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Erërat e forta rrëzojnë fasadën e një objekti në Fushë – Kosovë, lëndohet një person

Vetura të mërgimtarëve nisin të hyjnë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë

Nga nesër do të ketë ndërprerje të qarkullimit të kamionëve në të gjitha pikat kufitare me Serbinë

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

​Policia në veri parandalon mall të kontrabanduar

Hoti thotë se LDK-së i duhet lidership i ri dhe riorganizim

Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së, vlerësohet përvoja e tij

Milani merr pikë në Romë

Ylli synon ta vazhdojë serinë pozitive në kampionat

Ylli vazhdon me fitore në Superligë, mposht Vëllaznimin

Të shtëna me armë në Berlin, 5 të plagosur

Të shtëna me armë në Berlin, 5 të plagosur

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën