Shumë qytetarë gjatë ditës së sotme i përfunduar shërbimet rëndom sikurse ditëve të tjera.
Por, qytetarët e komunitetit serb në pjesën veriore të vendit nga e premtja iu është mundësuar edhe një shërbim tjetër.
Ata do të kenë mundësi të aplikojnë për konvertimin e patentë-shoferëve nga ilegale në ato të Republikës së Kosovës.
Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë treguar numrin e aplikuesve për këtë shërbim deri në orët e pasdites.
”Interesimi fillimisht ka qenë se si është procedura për me konvertu patent- shoferin. Interesimi deri tash sa i kam informacionet në veriun e Kosovës deri në 20 përafërsisht ka qenë. Pra, këto janë aplikimet deri me tash, sepse ka pasur edhe tjerë që kanë pyete për procedurat”.
Nga ana tjetër, në Komunën e Zveçanit sipas kryetarit të kësaj komune, vetëm dy aplikues ishin gjatë ditës.
“Deri më tani ishin vetëm dy persona të cilët kanë aplikuar për ndërrimin e tyre. Tash ta shohim se sigurisht, se ende është herët po besojë se ka më pas vazhdimisht“, ka thënë kryetari Ilir Peci.
Por, shton se ditëve në vazhdim ky numër do të shumëfishohet.
Afati për konvertimin e patentë-shoferëve do të zgjat deri më 9 gusht.