TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qytetarët e pakënaqur me shërbimet komunale – Mbi 68% s’janë në dijeni për dëgjimet publike

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qytetarët e pakënaqur me shërbimet komunale – Mbi 68% s’janë në dijeni për dëgjimet publike

Instituti Demokraci për Zhvillim (D4D), ka lansuar raportin me temën “Përfshirja e qytetarëve në vendimmarrje në nivel lokal”.

Të gjeturat tregojnë për nivel të ulët të kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e pranuara nga zyrtarët komunal, si dhe në kontakte të pakta me komunën e tyre.

Aty u tha se qeverisja e mirë nuk ka të bëjë me marrjen e vendimeve “korrekte”, por për procesin më të mirë të mundshëm për marrjen e këtyre vendimeve.

Sipas Institutit, qeverisja e mirë nuk është e lidhur vetëm me përformancën e institucioneve, por edhe me kontributin dhe pjesëmarrjen e qytetarëve në procesin e marrjes dhe zbatimit të vendimeve.

Drejtoresha ekzekutive e D4D-së, Rrezarta Krasniqi, tha se në këtë raport janë pyetur mbi 1 mijë rezident.

Sipas saj, nga të gjeturat del se niveli i përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje në nivel komunal nuk është i kënaqshëm, pasi rreth 2/3 e të anketuarave kanë deklaruar se nuk janë të përfshirë në asnjë formë.

“Është analiza e treta e llojit të vetë, janë anketuar 1, 065 respodentë.

Të gjeturat e hulumtimit të opinionit publik tregojnë për nivel të ulët të kënaqshmërisë së qytetarëve me shërbimet e pranuara nga zyrtarët komunal, si dhe në kontakte të pakta me komunën e tyre.

Po ashtu, niveli i përfshirjes së qytetarëve në vendimmarrje në nivel komunal nuk është i kënaqshëm, pasi rreth 2/3 e të anketuarave kanë deklaruar se nuk janë të përfshirë në asnjë formë. Se sa ka qenë kënaqshmëria e qytetarëve me shërbimet e pranuara nga zyrtarët komunal është se të kënaqur apo shumë të kënaqur me shërbimet që kanë pranuar nga zyrtarët komunal janë shprehur 44.2 për qind e të anketuarve.

Ndërsa të pakënaqur dhe shumë të pakënaqur janë deklaruar 17.3 për qind e të anketuarve në nivel vendi.

Nga analizimi gjinor i rezultateve vërejmë që nuk ka dallime të mëdha në përgjigje sa i përket kënaqshmërisë me shërbimet që kanë pranuar nga zyrtarët komunal”, tha ajo.

E menaxheri i projektit në D4D, Allen Meta, tha se nga analizat e bëra, shihet se pjesëmarrja e qytetarëve në vendimmarrje komunale nuk është e kënaqshme dhe është mjaftë e ulët.

Ai tha në ato vende ku nuk marrin pjesë qytetarët në vendimmarrja, sipas tij demokracia është e ulët.

“Pse është e rëndësishme pjesëmarrja e qytetarëve, nga rezultate është parë që pjesëmarrja e qytetarëve nuk është e kënaqshme. Në atë vend ku nuk marrin pjesë qytetarët ajo demokraci nuk është e plotë. Hezitimi dhe mos besimi nga ana e qytetarëve është ajo që e kemi vërejtur nga kjo analizë. Nga dëgjimet publike që kanë marr pjesë qytetarët, kërkesat e tyre nuk janë marr parasysh dhe për këtë arsye ata kanë humbur besimin dhe hezitojnë që të marrin pjesë në dëgjime publike”, tha Meta.

“Kënaqshmëria e qytetarëve me shërbimet e pranuara nga zyrtarët komunal është se 5, 7 për qind e tyre kanë qenë shumë të kënaqur, 38, 5 për qind i/e kënaqur, 37, 6 për qind nuk kanë pasur kontakt për 6 muajt e fundit. Përfshirja e qytetarëve në vendimmarrja komunale qytetarët janë përgjigjur se të përfshirë kanë qenë 33,4 për qind, të pa përfshirë 38,5 për qind e kështu më radhë”, tha tutje Meta.

“Vlerësimi mbi pjesëmarrjen e qytetarëve në dëgjimet publike në gjashtë muajt e fundit, 68, 4 për qind e qytetarëve asnjëherë nuk kanë qenë në dijeni për mbajtjen e tyre, një gjë shqetësuese është se 27, 1 për qind e qytetarëve nuk kanë marr pjesë as njëherë përkundër që kanë qenë në dijeni për mbajtjen e tyre. Rekomandojmë që janë disa pika që komunat duhet të ndryshojnë. Në rekomandojmë që të bëhet rritja e ofrimit të shërbimeve të qytetarëve. E kemi edhe pjesën e rekomandimeve për mbajtjen e takimeve individuale si dhe takimeve online”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një grua në Graçanicë raporton se djali i saj kanosi gjithë familjen

U godit nga lisi, vdes një person në Ferizaj

Theret me thikë një person në Podujevë

Theret me thikë një person në Podujevë

Sot protesta e madhe në Hagë: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Sot protesta e madhe në Hagë: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Tri operacione policore në Prishtinë, arrestohen tre persona të kërkuar me urdhër-arreste aktive

Vrasje në tentativë në Prishtinë

Një grua në Graçanicë raporton se djali i saj kanosi gjithë familjen

U godit nga lisi, vdes një person në Ferizaj

Theret me thikë një person në Podujevë

Theret me thikë një person në Podujevë

Sot protesta e madhe në Hagë: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Sot protesta e madhe në Hagë: Kërkohet drejtësi për ish-krerët e UÇK-së

Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja?

Si ndikon mungesa e gjumit tek emocionet tuaja?

Mot me diell në Kosovë

Mot me diell në Kosovë

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

Lladrovci hapi fushatën “Për Drenasin Kampion”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën