TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Qytetarët drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e veteranëve

nga TËVË 1
3 orë më parë
0
A A
​Qytetarët drejt Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e veteranëve

Qytetarë të shumtë nga Komuna e Ferizajt kanë filluar të mblidhen për tu nisur në sheshet e Prishtinës për të protestuar për ish krerët e UÇK-së të cilët po mbahen në Hagë.

Sipas tyre, ish krerëve të UÇK-së po u bëhet padrejtësi, e po trajtohen në mënyrë “çnjerëzore”.

Qytetari Sahit Thaçi tha se kjo protestë është dashur të mbahet më herët pasi që po shkelën vlerat e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Kjo iniciativë është shumë e qëlluar, është dashur edhe më herët, po edhe tash më mirë vonë se hiç.. Janë duke bërë padrejtësi të mëdha vlerave të UÇK-së.. Ata po trajtohen në mënyrë çnjerëzore, po i marrin të dhënat kinse si dëshmi prej Serbisë, ne Serbinë e kemi pasur okupatorë, e dimë ne që ata kanë bërë gjenocid jo këta të lirisë që kanë çlirua vendin”, tha Thaçi.

Rrugës për t’u protestuar në Prishtinë është edhe Arfi Zuka, i cili tha se ish krerëve të UCK-së po i bëhen padrejtësi nga Specialja në Hagë.

“Shumë do të ketë ndikim të madh, pasi ata janë duke bërë padrejtësi”, theksoi ai.

Ndërkaq, qytetari tjetër, Besim Dumani, tha se protesta duhet të ketë ndikim të madh edhe në opinion publik por edhe në institucionet ndërkombëtare.

Ai shtoi se protestat duhet të vazhdojnë deri në lirimin e ish krerëve të UCK-së që po gjykohen në Hagë, pasi të njëjtit janë të pafajshëm.

Dumani: Protestat duhet të vazhdojnë deri në lirimin e ish krerëve të UCK-së

Video:

“Mendoj se do të ketë ndikim të madh, përderisa populli është në përkrahje të krerëve të UCK-së. Do të ketë një ndikim në drejtësinë ndërkombëtare…Ne do të vazhdojmë deri në lirimin e tyre pasi besojmë në pafajësinë e tyre”, tha ai.

Edhe Sami Haliti shtoi se duhet të protestojë i gjithë populli për ta, sepse sipas tij janë të pafajshëm.

Ai tha se Gjykata Speciale duhet sa më parë t’i liroj ish krerët dhe të largohet një herë e përgjithmonë nga populli ynë.

“Jo vetëm veteranët e luftës, por e gjithë populli duhet të çohet në këmbë për këtë punë, sepse janë njerëz të pafajshëm.. Gjykata Speciale duhet njëherë e përgjithmonë të largohet nga Kosova dhe krerët tonë t’i kthejnë sa më shpejtë”, shtoi Haliti.

OVL-UÇK-ja dhe organizatat e tjera të dala nga lufta sot nga ora 17:00, do të protestojnë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë, për të kundërshtuar vijueshmërinë e procesit gjyqësor në Hagë, ndaj ish-krerëve të UÇK-së.Gjatë protestës do të kërkohet reagim institucional lidhur me këtë proces.

Ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi ndodhen në paraburgim në Hagë prej nëntorit 2020, shkruan KP.

Ata ngarkohen për krime lufte, teksa janë deklaruar të pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës.

Gjykimi ndaj tyre nisi më 3 prill 2023. Emisari amerikan për Misione të Posaçme, Richard Grenell ka shprehur përkrahje për ish-presidentin, Hashim Thaçi duke e cilësuar si të turpshëm faktin që ai po mbahet ende në paraburgim. Grenell e ka quajtur Hagën si një institucion i cili nuk funksionon.

Përkrahje për protestë kanë shprehur figura të ndryshme politike në vend si dhe figura fetare me ndikim në Kosovë.

Tags: PrishtineProtestaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Përfundon protesta gjithëpopullore në Prishtinë në mbështetje të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj

Përfundon protesta gjithëpopullore në Prishtinë në mbështetje të UÇK-së dhe ish-krerëve të saj

Ahmeti: UÇK dhe liderët e saj bënë ndryshim gjeostrategjik që solli stabilitet në rajon

Ahmeti: UÇK dhe liderët e saj bënë ndryshim gjeostrategjik që solli stabilitet në rajon

Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës në protestë: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës në protestë: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Gucati në protestë: Gjykata Speciale është anti-UÇK dhe po deformon historinë tonë

Raport: Microsoft Cloud po përdoret për mbikëqyrjen masive të palestinezëve nga Izraeli

Raport: Microsoft Cloud po përdoret për mbikëqyrjen masive të palestinezëve nga Izraeli

Netanyahu kërcënon se do rifilloj luftën nëse pengjet nuk lirohen

Netanyahu deklaron se Izraeli ka për qëllim të marrë kontrollin e plotë mbi të gjithë Gazën

Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës në protestë: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Ish-hetuesja e Tribunalit të Hagës në protestë: Drejtësia e vonuar është drejtësi e mohuar

Stafa kthehet tek Liria

Stafa kthehet tek Liria

Gucati në protestë: Gjykata Speciale është anti-UÇK dhe po deformon historinë tonë

Gucati në protestë: Gjykata Speciale është anti-UÇK dhe po deformon historinë tonë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X