TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Qytetarët do të paguajnë faturën e ngrohjes jo me metër katror, por aq sa konsumojnë

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Qytetarët do të paguajnë faturën e ngrohjes jo me metër katror, por aq sa konsumojnë

Që nga muaji korrik, ekipet e autorizuara kanë filluar punën në shumë lagje të kryeqytetit.

Për më pak se 30 minuta, para pak ditëve janë instaluar pajisjet në radiatorët që ka në banesë Ilirian Hoxha i cili është banor në lagjen “Dardania”.

Reklamë

“Sa të shpenzojmë edhe paguajmë, do të thotë nuk mund të bëjmë dëm. Kush dëshiron të ngrohet më shumë, paguan më shumë. Kush dëshiron të ngrohet më pak, paguan më pak…

Edhe Ditare Ymeri nga lagjja “Dardania” ka mirëpritur ekipet e “Prishtina Heat Save”, për instalimin e këtyre pajisjeve falas.

“Unë po mendoj që ka qenë më mirë, se për shembull unë nuk i përdori krejt radiatorët, paguaj 64 euro. E kështu kur të vjen me matës, paguaj aq sa kam shpenzuar. Se tash ndoshta dikush nuk i ndal, unë i ndali sepse bëhet shumë nxehtë tek unë. Lartë është nxehtë, përfundi nxehtë, bëhet deri në 30 gradë Celsius. Por, tre radiatorë i ndali. Natën në dhomat e gjumit i ndali se nuk mund të fle… Për mua është mirë, është pozitive”, tregon ajo.

Specialistja për energji në MCC, Drita Desku tregon detaje të këtij projekti dhe rëndësinë e instalimit të këtyre pajisjeve në radiator.

“Projekti “Heat Save”, siç e kemi brenduar me këtë emër, përfshin instalimin e pajisjeve matëse, valvuleve termostatike, valvuleve balancuese si dhe rehabilitimit të disa pompave në stacionin në të gjithë 17 mijë e 500 klientëve të Termokos-it. Gjithashtu ky projekt, përveç që përfshin instalimin e matësve, e pajisjeve matëse e përfshin edhe integrimin e një softueri, i cili do të bëjë kalkulimin e tarifave jo përmes metrave katror, siç ka qenë deri më tani, por sipas konsumit. Ky softuer njëkohësisht është furnizuesi apo kontraktori, i cili e ka marr këtë projekt do të ekzekutojë bashkë me Termokos-in”, tregon ajo.

Sipas drejtorit ekzekutiv të Fondacionit të Mileniumit të Kosovës (MFK), Petrit Selimi kjo do t’iu mundësojë prishtinasve që të masin shpenzimet e tyre dhe të paguajnë aq sa konsumojnë. “Benefiti kryesor është për konsumatorët e Termokos-it, për banorët e Prishtinës që kanë ngrohje qendrore, sepse ata me këtë projekt në të ardhmen do të mund t’i kontrollojnë nivelin e ngrohjes dhe të kontrollojnë nivelin e shpenzimeve edhe faturimit. Deri më tani, metrat katror kanë qenë ato që kanë përcaktuar çmimin, ndërsa në të ardhmen me valvulet kontrolluese, me alokatorët dhe njësinë matëse, prishtinasit që kanë ngrohje do të paguajnë aq sa përdorin”, deklaron Selimi.

Përmes këtij projekti do të krijohet edhe sistemi i kursimit me mundësi të shtrirjes së rrjetit të ngrohtores edhe në lagjet tjera.

“Me instalimet, kontraktori ka filluar në muajin korrik. Deri më tani prej dy mijë apartamenteve të cilat janë hapur, rreth 1800 alukatorë janë instaluar, gjithashtu edhe valvulat termostatike, janë kryer 1800 apartamente prej këtyre 2000. Sigurisht kontraktori e ka një plan implementues që e përmenda dhe përfshin fazat e veta. Ky plan përfshin edhe distriktet e Termokos-it, kontraktori ka filluar me sugjerimet e Termokos-it, për të përfshirën Ulpianën si fillim, për tu zgjeruar në Kodrën e Diellit, paralel edhe Dardania”, tregon specialistja për energji në MCC.

Tani qytetarët kanë mundësi të përfitojnë falas instalimin e pajisjeve matëse, por jo edhe më vonë.

“Projekti “Prishtina Heat Save”, i cili financohet nga MCC së bashku me Komunën e Prishtinës, synon të instalojë radiatorë në 17 mijë banesa, sistemet dhe njësoret e valvulave kontrolluese. Ne lusim qytetarët e Prishtinës që të instalojnë dhe të hapin dyert mjeshtërve të kombinuar të Termokos-it dhe kontraktuesve, t’i marrin këto pajisje gratis. Projekti do të vazhdon së paku deri sa të shpenzohet numri fillestar i valvulave. Ndërsa, më vonë ka gjasa, ka mundësi që këto shpenzime t’i bart vet konsumatori”

Projekti në vlerë prej nëntë milionë eurove, implementohet në bashkëpunim me Komunën e Prishtinës dhe ngrohtores “Termokos”. /KP

ShareTweet

Postime të ngjashme

Qeveria serbe ia përfundon mandatin Igor Popoviqit në Zyrën për Kosovë

Qeveria serbe ia përfundon mandatin Igor Popoviqit në Zyrën për Kosovë

AKB: KEDS dhe ZRRE po shantazhojnë bizneset, mijëra vende pune në rrezik

AKB: KEDS dhe ZRRE po shantazhojnë bizneset, mijëra vende pune në rrezik

Shoqata e Prodhueseve: Ndërprerja e rrymës dëmton prodhimin dhe punësimin

Shoqata e Prodhueseve: Ndërprerja e rrymës dëmton prodhimin dhe punësimin

DHTIK: Liberalizimi i dhunshëm i tregut të energjisë rrezikon 22 mijë vende pune

DHTIK: Liberalizimi i dhunshëm i tregut të energjisë rrezikon 22 mijë vende pune

Antoine Semenyo flet pas mesazhit të turpshëm racist që mori nga një tifoz i Liverpoolit

Antoine Semenyo flet pas mesazhit të turpshëm racist që mori nga një tifoz i Liverpoolit

Donnarumma tek Man City po merr formë, Galatasaray bën ofertë për Ederson

Donnarumma tek Man City po merr formë, Galatasaray bën ofertë për Ederson

Liderët evropianë dalin me deklaratë të përbashkët për samitin Trump-Putin

Liderët evropianë dalin me deklaratë të përbashkët për samitin Trump-Putin

Qeveria serbe ia përfundon mandatin Igor Popoviqit në Zyrën për Kosovë

Qeveria serbe ia përfundon mandatin Igor Popoviqit në Zyrën për Kosovë

Albin Berisha vazhdon me Grapelandin në Superligë

Albin Berisha vazhdon me Grapelandin në Superligë

AKB: KEDS dhe ZRRE po shantazhojnë bizneset, mijëra vende pune në rrezik

AKB: KEDS dhe ZRRE po shantazhojnë bizneset, mijëra vende pune në rrezik

Shoqata e Prodhueseve: Ndërprerja e rrymës dëmton prodhimin dhe punësimin

Shoqata e Prodhueseve: Ndërprerja e rrymës dëmton prodhimin dhe punësimin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X