TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qytetarët ankohen për çmime të larta të perimeve

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Vitamina që mbron zemrën tuaj

Çmimet e perimeve vazhdojnë të jenë të larta në tregjet e Kosovës.

Derisa qytetarët ankohen për një gjë të tillë, janë tregtarët që arsyetojnë çmimet e produkteve që shesin.

Ata thonë se për shkak të rritjes së çmimeve të produkteve të tjera, detyrohen të rrisin edhe çmimin e produkteve në treg.

Të papërballueshme këto çmime mbesin për qytetarët, të cilët detyrohen të blejnë çdo ditë gjëra ushqimore, derisa theksojnë se me koston e çmimeve që paguajnë sot për shumë pak produkte, para disa vitesh kanë blerë shumë gjëra.

Ndonëse mundohen të arsyetojnë tregtarët, banorët e kryeqytetit i konsiderojnë të tejet të larta çmimet e pemëve dhe të perimeve, sikurse edhe shumë produkte tjera në vend.

Kryefamiljari, Afrim Namani, frekuentues i Tregut të Gjelbër në Prishtinë, thotë se jetesa me gjashtë anëtarë të familjes, në kushtet aktuale, nuk është aspak e lehtë.

“As një çmim këtu në treg nuk është i përballueshëm për ne, nuk ka rregullsi këtu fare shumë me keqardhje, çmimet janë të larta, 25 cent më kushtoj dy fije e qepës, e kemi jetesën shumë të rendë nuk jetohet këtu… Është një jetë shumë e pistë me një rrogë shumë të vogël dhe uroj që të përmirësohet ndonjë gjë sepse nuk ka asgjë në rregull… Unë nuk kam asnjë të ardhur një asistencë të vogël e kam pasur dhe atë ma kanë ndaluar sepse e kanë vendosur ta shfuqizojnë atë ligj dhe për momentin gjendem pa punë me gjashtë anëtarë të familjes”, thotë Namani.

I të njëjtit mendim ishte edhe qytetari, Musli Xhemajli, i cili thotë se këto produkte në përditshmëri janë të nevojshme por çmimet e tyre nuk janë aspak të përballueshme.

“Çmimet aktuale në treg janë të pa përballueshme dhe shihet se në çfarë gjendje jemi ne në Kosovë sidomos në treg që tashmë është përditshmëri se të ishte që të blejmë më rrallë në treg si shembull rrobat do të ishte ndryshe por gjërat e tregut janë të përditshme, tani që bleva 3 tranguj në treg më kushtuan 1.20 cent, ndërsa domatet tani po kushtojnë 2 euro, qepët e reja diku afër 20 euro, kurse 1.50 cent është domatja, për punëtorët që paguhen këtu në Kosovë dhe kalojnë me pagë prej 200,300 euro është shumë e pa arsyeshme këto çmime”, thotë ai.

Por ndryshe mendon Bekim Hajdini. Sipas tij, çmimet në treg janë të arsyeshme dhe nuk të përballueshme.

“Çmimet e tregut se janë të arsyeshme, por për disa familje dhe nuk janë të arsyeshme, por këto janë mesataret…Familjet të cilat janë më mesatare nuk mund që ta përballojnë por çmimet nuk janë aq keq”, theksoi ai.

E që çmimet janë të larta pohojnë edhe tregtarët.

Sipas Rrahim Govorit, i cili punon në Tregun e Gjelbër, çmimet janë të larta edhe për vetë tregtarët.

“Këto çmime janë ‘astronomike’, me të ardhurat që kanë qytetarët e Kosovës, asnjë familje s’mund t’i përballojë, një kilogram patate është bërë 0.80 centë, specat 2.50 euro deri në 4 euro, çmimet janë të larta. Unë vetë si pensionist, por edhe punoj në një lami timen këtu në treg, unë dhe e kam të vështirë me këto çmime, e lëre më disa qytetarë që jetojnë vetëm me pensione me 100 euro, duhet të paguaj rrymën, ushqimin, tatimin. Tani tatimi është rritur shumë, unë që kam paguar deri më tani 70 euro për vit, tani e kam 148 euro kur e pashë u habita shumë”, thotë ai.

Nga ajo që ka parë ekipi i KosovaPress-it në teren, 1 kilogram domate kushton 1 euro e 70 centë, 1 kg qepë 1 euro e 50 centë, 1 kg spinaq nga 1 euro deri në 1 euro e 50 centë dhe speci djegës 2 euro e 50 centë. Po ashtu, kilogrami i trangujve kushton 1 euro e 50 centë.

Rënie e çmimit është vërejtur tek bananet dhe dredhëzat. Derisa ditë më parë bananet shiteshin për rreth 2 euro për 1 kilogramë, çmimi i tyre ka rënë në 1.50 euro. Ndërsa një kilogramë dredhëza tash kushton 1.30 euro, ndërkohë që me herët kjo sasi tregtohej për 2 euro./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

DASh: Kosova me hapa jokonsistentë në ndëshkimin e shkelësve të të drejtave të njeriut

DASh: Osmani, partnere e përkushtuar në Ballkanin Perëndimor – ShBA pret bashkëpunim me qeverinë e re të Kosovës

Spahiu: Gjykata Speciale nuk ndikohet nga protestat, përgjegjësinë e mbajnë ata që e votuan

Spahiu: Gjykata Speciale nuk ndikohet nga protestat, përgjegjësinë e mbajnë ata që e votuan

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Rama sot viziton Kosovën

“Kur mortja e shtyn qenërinë tek dera e xhamisë” – Protesta e PD-së në Tiranë, reagon Rama

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Rubio falënderon Osmanin që Kosova iu bashkua Bordit të Paqes dhe për kontributin për Gaza

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Bislimi: ShBA historikisht me Kosovën, nuk ia ka kthyer dhe nuk do t’i kthejë shpinën

Emisioni “Info Nata” 20.02.2026

Emisioni “Info Nata” 20.02.2026

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Përplasje mes demonstruesve dhe policisë gjatë protestës antiqeveritare në Shqipëri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën