TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Quni thotë se sulmet nga Serbia si ai i Banjskës mund të përsëritet për të krijuar disavantazhe politike

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Quni thotë se FSK do t’i arrijë shkathtësitë për tu përballë me ushtri në vitin 2028

Sulmi terrorist në Banjskë më 24 shtator, ku mbeti i vrarë heroi Afrim Bunjaku, mund të përsëritet, përderisa ka kontekste të pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Kështu thotë deputeti dhe anëtari i Komisionit për Siguri nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), Anton Quni, derisa thekson se në situatën që gjenden këto dy shtete, gjithnjë ka rrezik që të ketë tensione ndëretnike dhe përshkallëzim.

Quni në një intervistë për KosovaPress, thekson se nuk përjashtohet mundësia që rasti i Banjskës të përsëritet.

Ai thotë se Serbia në bashkëpunim të drejtpërdrejt me Moskën, në forma e metoda të ndryshme, mund të përsëritin raste të ngjashme për të krijuar disavantazhe politike në tavolinën e bisedimeve.

“Përderisa ka kontekste të pazgjidhura ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, gjithnjë është një rrezik potencial që në forma të ndryshme, me metoda të ndryshme, që për t’u krijuar disavantazhe politike në tavolinën e bisedimeve, nga autoritet e Serbisë, në bashkëpunim edhe me Moskën drejtpërdrejt, të krijohen situata të cilat pastaj mund të krijojnë tensione ndëretnike dhe përshkallëzim. Filluar nga situatat më të përballueshme, më të menaxhueshme deri tek konfliktet e hapura…Nuk përjashtohen ndërhyrjet siç kanë qenë rasti i Banjskës, më 24 shtator, kur me ndërhyrjen e grupeve deri në formacione më të mëdhaja të karakterit paramilitar terrorist, këto informacione kinse si shprehje e vullnetit të një pjese të qytetarëve të komunitetit serb dhe kinse në jo koordinim me autoritetet shtetërore ndërmarrin veprime të ndryshme”, thotë Quni.

Përveç kësaj, gjatë intervistës Quni flet edhe për shërbimin e detyruar ushtarak, për çka thotë se nuk e shohin si zgjidhjen më të duhur, derisa përmendi edhe koston e lartë.

Sipas tij, pas rishikimit të strategjisë së sigurisë dhe përcjelljen e trendeve të vendeve perëndimore, është ardhur në përfundim se të rinjtë e Kosovës duhet të kenë disa shkathtësi elementare në rast të ndonjë situate të jashtëzakonshme.

“Ne si Lidhje Demokratike e Kosovës (LDK), tanimë e kemi trajtuar këtë temë. Kemi marrë shumë kritere, norma, faktorë, mundësi e të tjera, gjithnjë duke i përcjellë edhe trendet në shtetet e perëndimit, të cilat tani po rishikojnë strategjitë e sigurisë dhe janë në kërkim të formave të ndryshme si qytetarët do të duhej të jenë në shërbim të mbrojtjes së atdheut të tyre. Duke i pasur të gjitha në konsideratë, ne mendojmë që të rinjtë tanë dhe të kenë disa shkathtësi elementare në rast të ndonjë situatë të jashtëzakonshme. Ata me ato njohuri që i marrin gjatë një arsimimi gjeneral t’i përdorin në situata të jashtëzakonshme. Nuk e mendojmë që shërbimi i detyruar ushtarak është zgjidhja më e mirë, kur e kemi parasysh se e ka një kosto të lartë”, shprehet Quni.

Deputeti i LDK-së, Anton Quni u shpreh se janë të gatshëm për zgjedhjet e reja.

“Ne jemi të përgatitur për çdo situatë. Përvoja, eksperienca, përgatitjet tona, gatishmëria jonë është e nivelit të tillë se çfarëdo situate të krijohet në zgjedhjet e rregullta apo zgjedhjet e jashtëzakonshme, ne do të përgjigjemi dhe do të jemi të gatshëm të hyjmë në zgjedhje”, thekson Quni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Ndihmës-sekretari amerikan nesër në Kosovë, takohet me Kurtin dhe liderët e partive

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Nimani: Më mirë marrëveshje politike sesa aventurat me emra që s’konsolidojnë shumicën

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ushtarët gjermanë të KFOR-it patrullojnë në disa komuna të Kosovës

Ukshini: Mënyra e arrestimit të Metës është dështim i Policisë, as Edi Rama s’është ndjerë mirë

Ukshini kritikon Osmanin: Nëse e dinte për tensionet nga Serbia, pse nuk veproi?

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

Kurti për kadetët e rinj: Ata e ato nga sot nisën shërbimin në uniformë, me nder e integritet

E mërkura me temperatura deri në 33°C

Fundjava sjell rikthimin e vapës – Temperaturat pritet të shkojnë deri në 33°C

Një muaj paraburgim për policin që rrahu qytetarin në Prizren

Zbulohen pesë emigrantë të paligjshëm në një rimorkio kamioni në Terminalin Doganor në Ferizaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X