TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

QUINT-i kërkesë Kurtit: Për një kohë, kryetarët në veri të mos punojnë nga zyret

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
QUINT-i kërkesë Kurtit: Për një kohë, kryetarët në veri të mos punojnë nga zyret

Foto nga arkivi

Pas takimit të kryeministrit Albin Kurti me Ambasadorët e QUINT-it të akredituar në Kosovë, Jeffrey Hovenier është deklaruar rreth takimit.

Ambasadori amerikan ka treguar për këshillat që ia kanë dhënë Kurtit, se duhet të depërshkallëzohet situata në veri, teksa tha se edhe kryeministri është pajtuar me ta.

Ai ka treguar se takimi është thirrur nga vetë Kurti, ndërsa ka kërkuar që kryetarët e komunave veriore të mos punojnë nga zyrat e tyre për një kohë të shkurtër, në mënyrë që të arrihet depërshkallëzimi.

“Siç na kërkoi kryeministri Kurti, u takuam me të për të diskutuar për situatën në veri dhe për angazhimin tonë për implementimin e plotë të marrëveshjes së normalizimit. Diskutuam për rëndësinë e depërshkallëzimit të situatës dhe hapat për uljen e tensionit në veri. I kërkuam kryeministrit që të ndërmarrë hapa për arritjen e depërshkallëzimit. Ka marrëveshje se depërshkallëzimi duhet të ndodhë, por jo për mënyrën se si duhet të ndodhë. Ajo se çfarë ShBA-ja por edhe vendet e QUINT-it, po kërkojnë është që kryetarët e katër komunave veriore nuk kanë nevojë të punojnë nga zyrat e tyre çdo ditë. E rekomandojmë këtë në një kohë afatshkurte”, tha ai.

Tutje, Hovenier ka thënë se ShBA i dënon rëndë protestat e dhunshme në veri.

“Jemi të shqetësuar për dhunën që është raportuar sot ndaj zyrtarëve në veri. Kemi parë grafitet në veturat e KFOR-it dhe dëgjuam për sulmet ndaj gazetarëve, të cilat i dënojmë rëndë. E respektojmë të drejtën e çdo qytetari që të protestojë paqësisht por jo duke përdorur dhunë e duke kërcënuar”, u shpreh ambasadori.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gjendet pa shenja jete një person në Obiliq

​Arrestohet i dyshuarin për pastrim parash në vlerë mbi 2 milion euro

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

Aksident fatal në Skenderaj, humb jetën një këmbësor 74-vjeçar

Ballkani forcon mesfushën me një boshnjak

Ballkani forcon mesfushën me një boshnjak

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Bytyqi për krizën e presidentit: Ata që mungojnë në sallë janë përgjegjës për situatën

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

Gazetari Haliti nga Austria jep detaje për tragjedinë në Vjenë: Katër persona humbën jetën, një tjetër në gjendje të rëndë

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

E pazakontë: Senegalit i hiqet titulli, Maroku kampion i Kupës së Afrikës

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

Parisi pa telashe në çerekfinale të Ligës së Kampionëve

“Info Nata”- 17.03.2026

“Info Nata”- 17.03.2026

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Arsenali eliminon Leverkusenin, vazhdon në Champions

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën