TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qorrolli njofton se u miratuan tri opinione kyçe të reformës së Drejtësisë në Komisionin e Venecias

by Tëvë1
1 vit ago
3
A A
Qorrolli njofton se u miratuan tri opinione kyçe të reformës së Drejtësisë në Komisionin e Venecias

Zëvendësministri i Drejtësisë, Vigan Qorrolli ka njoftuar se në sesionin e 142-të Plenar të Komisionit të Venecias janë miratuar tri opinione kyçe të reformës në Drejtësi në Kosovë.

Qorrolli tha se ky miratim nuk është thjesht një hap procedural, por një fitore politike, juridike dhe morale për qytetarët e Kosovës.

Postimi i tij i plotë:

NJË HAP HISTORIK PËR DREJTËSINË NË KOSOVË!

Sot, në Sesionin e 142-të Plenar të Komisionit të Venecias, u miratuan tri opinione ligjore për projektligjet kyçe të Reformës në Drejtësi në Republikën e Kosovës. Ky është një moment historik, një dëshmi se drejtësia në Kosovë po kalon nga një periudhë tranzicioni në një fazë të konsolidimit të saj si shtyllë e pavarur dhe e pakompromis e shtetit të së drejtës.

Ky miratim nuk është thjesht një hap procedural, është një fitore politike, juridike dhe morale për qytetarët e Republikës së Kosovës. Reforma në drejtësi nuk është luks dhe as thjesht një domosdoshmëri teknike, është themeli mbi të cilin ndërtohet një shoqëri e drejtë dhe e lirë.

Drejtësia e pavarur është garancia për liritë dhe të drejtat e qytetarëve, për barazinë para ligjit dhe për ndërtimin e një shteti që i shërben qytetarit, jo interesave të grupeve apo individëve të fuqishëm.

Projektligjet e miratuara janë thelbi i kësaj reforme:

Projektligji për Këshillin Gjyqësor të Kosovës: garanton një gjyqësor të pavarur dhe të mbrojtur nga ndërhyrjet politike dhe ekonomike.

Projektligji për Akademinë e Drejtësisë: krijon themelin për një sistem profesionalizmi dhe përgjegjshmërie në përgatitjen e gjyqtarëve dhe prokurorëve.

Projektligji për Rekrutimin, Vlerësimin e Performancës, Kontrollin e Integritetit dhe Statusin e Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: forcon parimin e meritokracisë dhe ndëshkon çdo formë të abuzimit dhe korrupsionit në sistemin e drejtësisë.

Projektligji për Përgjegjësinë Disiplinore të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve: vendos një mekanizëm të qartë dhe efikas për mbajtjen e sistemit të drejtësisë në standardet më të larta të etikës dhe profesionalizmit.

Kosova po dëshmon se është një shtet që nuk ndërton vetëm institucione, por ndërton drejtësi. Një shtet që e vendos ligjin mbi interesat e individëve dhe fuqinë e së drejtës mbi të drejtën e fuqisë.

Ky është vetëm fillimi. Reforma në drejtësi nuk përfundon këtu. Ndërtimi i një drejtësie të pavarur kërkon guxim, përkushtim dhe besim. Dhe ne jemi të vendosur ta çojmë këtë proces deri në fund, me ndershmëri, profesionalizëm dhe përkushtim të plotë ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci takon komandantin shqiptar, vlerësohet roli i shqiptaro-amerikanëve në mbrojtjen e SHBA-së

Maqedonci takon komandantin shqiptar, vlerësohet roli i shqiptaro-amerikanëve në mbrojtjen e SHBA-së

Gashani: Institucionet janë duke u marrë me shqetësimet për keqpërdorime të mundshme me biletat

Gashani: Institucionet janë duke u marrë me shqetësimet për keqpërdorime të mundshme me biletat

OVL-UÇK përkujton dëshmorët e rënë nga 1 deri më 15 janar

OVL e UÇK-së kërkon tërheqjen e mbështetjes për publikimin “Masakrat në Kosovë 1998–1999”

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Mesazh nga Teherani: Koha për t’i dhënë fund pranisë ushtarake amerikane në rajon

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Kafe e çaj falas për tifozët turq në Prishtinë

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Trump për vendet e pakënaqura me çmimet e naftës: Gjeni vetë naftën tuaj

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Dy të arrestuar për hedhje të fishekzjarrëve afërsi të hotelit ku po qëndron kombëtarja e Turqisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën