TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
12 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

QKUK-ja siguron skanerin PET/CT, por jo edhe shërbime të menjëhershme

nga TËVË 1
25 Prill, 2024
0
A A
QKUK-ja siguron skanerin PET/CT, por jo edhe shërbime të menjëhershme

Për herë të parë, Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka siguruar pajisjen për diagnostikim dhe menaxhim të llojeve të ndryshme të kancerit, por edhe të disa sëmundjeve të tjera, të njohur si PET/CT.

Shërbimet me këtë aparaturë nuk janë ofruar kurrë në QKUK, por në institucione private ose jashtë shtetit – gjë që u ka kushtuar pacientëve me mijëra euro.

Situata në dëm të tyre, megjithatë, do të mund të vazhdojë edhe për ca kohë, përkundër sigurimit të PET/CT-së.

Kjo, pasi objekti ku është vendosur aparatura, duhet të marrë leje të veçantë, stafi duhet të trajnohet dhe materiali shpenzues duhet të sigurohet.

Si është siguruar PET/CT-ja?

PET/CT-ja, në vlerë prej 1.5 milion eurosh, është siguruar si donacion, përmes angazhimit të Fondacionit Jahjaga – një organizatë joqeveritare e udhëhequr nga ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga.

Aparatura ka arritur në QKUK qysh më 14 shkurt, por nuk është funksionalizuar ende.

“Besojmë se tani janë në fund të punëve finale, për ta funksionalizuar atë”, thanë shkurtimisht nga Fondacioni Jahjaga për Radion Evropa e Lirë.

Aparatura është vendosur në një objekt të Shërbimit të Mjekësisë Nukleare brenda QKUK-së.

Duke folur për Radion Evropa e Lirë, drejtori i këtij shërbimi, Faik Spahiu, numëron disa arsye përse ajo nuk është futur në funksion:

“Objekti është në renovim, por në përfundim e sipër. Trajnimet për teknikë dhe mjekë janë duke u mbajtur ende, ndërsa disa do t’i kemi edhe jashtë shtetit”.

Spahiu, po ashtu, thotë se objekti ku është vendosur PET/CT-ja, duhet të licencohet nga Agjencia e Kosovës për Mbrojtje nga Rrezatimi dhe Siguri Bërthamore.

Ai thotë se kjo procedurë nuk do të marrë shumë kohë, por nuk specifikon më shumë.

Një tjetër sfidë që përmend, është edhe sigurimi i materialit shpenzues, që duhet të kalojë përmes tenderit.

“Besoj se këtë javë do të dalë tenderi nga QKUK-ja, pasi nuk ka pasur ndonjë planifikim për materiale… dhe duhet të kalohen ato procedurat e prokurimit”, thotë Spahiu, duke u shprehur optimist se gjërat do të shkojnë mirë.

“Nuk do të kemi asnjë problem me leximin e rezultateve të dala nga ekzaminimet me PET/CT”, thotë ai.

Përse është i rëndësishëm PET/CT?

Sipas Klinikës Mayo në SHBA, skanimi me PET/CT është një mënyrë efektive për zbulimin e disa sëmundjeve, përfshirë kancerin, sëmundjet e zemrës dhe çrregullimet e trurit.

Për kryerjen e procedurës me të merret një ilaç radioaktiv, që tregon aktivitetin metabolik tipik dhe atipik te pacientët.

Profesori Ramë Miftari, specialist i mjekësisë nukleare në Kosovë, thotë se PET/CT-ja “ofron një metodë diagnostikimi superiore ndaj metodave aktuale që janë në shfrytëzim”.

“Ajo e pasqyron funksionimin e të gjitha sistemeve në trupin e njeriut”, thotë ai për Radion Evropa e Lirë.

Duke marrë si shembull problemet neurologjike, Miftari thotë se me PET/CT “mund të zbulohen edhe demenca, alzheimeri, parkinsoni dhe vatrat epileptike, që është shumë më e vështirë të zbulohen me metoda të tjera diagnostikuese”.

Si janë gjendur pacientët në Kosovë?

Radio Evropa e Lirë ka raportuar më herët për mungesën e PET/CT-së në QKUK, por askush prej udhëheqësve atëkohë nuk ka mundur të thotë përse mungon një aparaturë e tillë.

Pacientët që kanë pasur nevojë për të, i janë drejtuar një institucioni privat, ku pagesa shkon deri në 1.400 euro, ose kanë dalë jashtë shtetit.

Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i Kosovës i mbulon këto shpenzime, por pacientët duhet të presin me javë, nëse jo muaj, derisa i kalojnë të gjitha procedurat për sigurimin e të hollave.

Radio Evropa e Lirë ka rastisur të bisedojë me disa pacientë, që, për shkak të gjendjes urgjente, është dashur të paguajnë vetë.

Tags: Fondi i Sigurimeve Shëndetësore i KosovësPET/CTQKUK
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Drenori për takimin e partive me Osmanin: Mezi e presin rrugëdaljen, do shkojnë me skenare

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Emisioni “Info Nata” 14.05.2025

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Bologna fiton Kupën e Italisë, “trondit” Milanin në finale

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Kraki tregon pse Kurti nuk e ka uruar ende Edi Ramën për fitoren në zgjedhje

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Maloku: Momentumi që PD-ja të reflektojë, Berisha të tërhiqet përfundimisht

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Gazetari Rama, live nga Shqipëria jep detaje nga numërimi i votave

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Korenica e Emërllahu fitojnë Kupën në Rumani

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X