TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

QKUK formon komision ad-hoc për rastin në Klinikën e Pediatrisë, suspendon një punëtor dhe merr masa ndaj katër infermierëve

by Tëvë1
2 muaj ago
6
A A
QKUK formon komision ad-hoc për rastin në Klinikën e Pediatrisë, suspendon një punëtor dhe merr masa ndaj katër infermierëve

Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se ka formuar një komision ad-hoc për të zhvilluar hetim administrativ lidhur me rastin e bërë publik nga aktivistja Aulonë Mehmeti, e cila denoncoi kushtet në Klinikën e Pediatrisë gjatë trajtimit të djalit të saj.

Sipas njoftimit të QKUK-së, drejtori i institucionit ka marrë vendim për formimin e komisionit, i cili do të verifikojë të gjitha rrethanat e rastit.

“Për këtë arsye, Drejtori i QKUK-së ka marrë vendim për formimin e një komisioni ad-hoc, i cili po zhvillon një hetim të plotë administrativ për të verifikuar të gjitha rrethanat e rastit. Hetimi do të përfshijë shqyrtimin e pretendimeve lidhur me trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, si dhe çdo lëshim eventual, nga ato menaxheriale deri te ato teknike”, thuhet në njoftimin e QKUK-së.

QKUK ka bërë të ditur se, gjatë verifikimeve fillestare, janë konstatuar disa parregullsi, përfshirë edhe ato të pasqyruara në fotografitë e publikuara në media dhe rrjetet sociale.

“Sa u përket parregullsive të konstatuara menjëherë gjatë verifikimeve të kryera nga QKUK, përfshirë ato që pasqyrohen edhe në fotografitë e publikuara, janë dhënë vërejtje ndaj personave përgjegjës në zinxhirin hierarkik menaxherial, si dhe është suspenduar përkohësisht punëtori i shërbimeve teknike”, thuhet më tej.

Institucioni ka njoftuar se, për të garantuar zhvillimin e paanshëm të hetimit administrativ, janë ndërmarrë edhe masa të përkohshme administrative ndaj katër infermierëve.

“Për të mundësuar zhvillimin e paanshëm të hetimit administrativ lidhur me pretendimet për trajtimin e pacientit, komunikimin dhe sjelljen e stafit, janë ndërmarrë masa të përkohshme administrative ndaj katër (4) infermierëve”, thuhet në njoftim.

QKUK ka bërë të ditur se, pas përfundimit të hetimit administrativ, do ta informojë publikun për gjetjet e komisionit dhe masat që do të ndërmerren.

Ky reagim vjen pasi aktivistja Aulonë Mehmeti publikoi fotografi nga Klinika e Pediatrisë, duke pretenduar se në repart mungonin kushtet bazike, si çarçafët dhe mjetet e higjienës, ndërsa shtretërit ishin në gjendje jo të mirë.

Një ditë më pas, Mehmeti deklaroi se ishte përballur me presion lidhur me publikimin e saj në rrjetet sociale.

“Mbrëmë, rreth orës 23:30, më kanë vizituar në dhomën ku po qëndroj me djalin tim dhe më është kërkuar t’i verifikoja ato që kam shkruar në status. Sot, rreth orës 10:30, më kanë vizituar prapë, me ç’rast më është thënë se ato që kam shkruar janë të pasakta dhe më është kërkuar edhe raport lidhur me rastin, duke më thënë se duhet ta shkruaj deri në orën 11:00”, ka shkruar Mehmeti në Facebook.

Tags: pediatriaQKUKTeve1
Share1Tweet1

Postime të ngjashme

Sejdiu për President, Abdixhiku mbledh nesër Kryesinë dhe grupin parlamentar

Arrihet marrëveshja VV– LDK – Bekim Sejdiu, kandidat konsensual i propozuar për President

Sfidat e qytetarëve nga komunitetet – Kërkohet më shumë bashkëpunim për të drejtat e tyre

Sfidat e qytetarëve nga komunitetet – Kërkohet më shumë bashkëpunim për të drejtat e tyre

Bekim Sejdiu – Ish-gjyqtari i Kushtetueses që synon të bëhet President

Bekim Sejdiu – Ish-gjyqtari i Kushtetueses që synon të bëhet President

Ibrahimi: Komunat protestojnë nesër, kërkesat tona po neglizhohen nga niveli qendror

Një burrë është gjetur pa shenja jete në Mitrovicën e Veriut

Sekuestrohen pajisje telekomunikuese, dyshohet për keqpërdorim gjatë testit për patentë shofer

Sopjani: Marrëveshja LVV-LDK për Bekim Sejdiun mund të jetë bërë për të mos u arritur zgjidhja

Sopjani: Marrëveshja LVV-LDK për Bekim Sejdiun mund të jetë bërë për të mos u arritur zgjidhja

Nesër nis viti i ri shkollor, Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

Nesër nis viti i ri shkollor, Policia apelon për kujdes të shtuar në trafik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën