TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qindra-mijëra pacientë në listat e pritjes në QKUK

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Qindra-mijëra pacientë në listat e pritjes në QKUK

Pacientët që kërkojnë shërbime në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës vazhdojnë të përballen me lista të gjata të pritjes. Në disa prej klinikave janë me qindra dhe mijëra pacientë që presin për të kryer intervenime ose për të marrë shërbime diagnostike.

Drejtuesit e klinikave thanë për Radio Kosovën se të gjitha këto lista të gjata të pritjes vijnë si rezultat i mungesës se anesteziologëve.

Shumë pacientë në Kosovë detyrohen të presin me vite në lista të gjata të pritjes në pamundësi për të kryer shërbime brenda afatit kohor kur pacientët kanë nevojë.

Listat e pritjes në QKUK vazhdon t’i kryesojë Klinika e Kirurgjisë Vaskulare.

Drejtori i klinikës, Hajriz Rudari, tha për Radio Kosovën se në këtë njësi janë në pritje mbi 1500 pacientë për të kryer intervenimin e venave varikoze, ndërsa për intervenime të tjera nuk ka listë të pritjes, ka thënë Rudari.

“Për momentin nuk kemi anesteziologë të mjaftueshëm edhe nuk mund ta shpejtojmë listën e pritjes, sepse kemi patologji të tjera që janë me më prioritet më shumë se sa patologjia e venave, edhe për atë arsye këto i kemi për momentin sekondare. Po të kishim pasur anesteziologë, kjo listë skish me qenë, sepse kirurgë kemi mjaftueshëm, mungon vetëm anesteziologu”, tha ai.

Po ashtu listë të prijës ka edhe te Klinika e Syve në QKUK. Këtë e konfirmon Mentor Gorani, doktor që punon në këtë klinikë. Ai thotë se për operim të perdes së syrit (kataraktës) pacientët presin me muaj.

“Lista e pritjes te ne ekziston për operim të perdes së syrit (kataraktës)e cila është me një numër pak me të madh janë në pritje 1153 raste. Koha e pritjes është diku prej pesë deri gjashtë muaj për këtë operacion”, tha ai.

Lista e pritjes me muaj zgjat edhe për pacientët në Kirurgjinë Torakale. Kështu thotë drejtori i klinikës, Nazmi Kolgeci. Ai për Radio Kosovën thotë se lista e pritjes ka të bëjë më shumë me rastet e biopsive të kancerit të gjirit.

“Aktualisht lista e pritjes në Kirurgjinë Torakale është 10 muaj, për biopsi të gjirit presin rreth 500 veta në listë, por që shumica janë biopsi, ndërsa për kancerin e gjirit pacientet presin rreth një muaj. Ndërsa listë të pritjes për kancerin e mushkërive nuk ka, sepse këto i marrim me prioritet”, ka thënë Kolgeci.

Në Klinikën e Radiologjisë lista e pritjes për një rezonancë magnetike shkon deri në dhjetor të vitit 2023. Mirëpo, sipas drejtoreshës së Klinikës se Radiologjisë, Shkëndije Nuza, listat e pritjes shqyrtohen çdo muaj dhe pacientët mund të ftohen edhe më herët.

Në vazhdën e listave të pritjes hyn edhe Klinika e Kirurgjisë së Fëmijëve. Në këtë klinikë janë mbi 300 fëmijë të cilët presin t’u nënshtrohen intervenimeve të ndryshme, thotë drejtori i klinikës, Ardian Shefkiu./RTK/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Abdixhiku përkujton veprimtarin Aganin: Vrasja e tij nga forcat serbe ishte një plagë e rëndë

Nisja e Ramazanit, Abdixhiku uron besimtarët myslimanë

Një person humb jetën një person në një aksident në Mitrovicë

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Humolli: Deklaratat në Hagë të ish-krerëve vulosin pastërtinë e luftës së UÇK-së

Hamza uron popullin amerikan për Ditën e Falenderimeve

Hamza uron besimtarët myslimanë për fillimin e Ramazanit

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Liga e Kampionëve: Triller në ndeshjen Brugge – Atletico, Leverkusen bën hap të madh

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Wolves i fundit në tabelë, trondit Arsenalin në kohën shtesë

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Ardon Jashari asiston, por Milani ndalet në barazim

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Emisioni “Info Nata” 18.02.2026

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën