TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria vendos për themelimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Qeveria vendos për themelimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës

Qeveria e ka kaluar propozim-vendimin për themelimin e Grupit Koordinues për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës.

Në fjalën e tij hyrëse kryeministri Kurti ka thënë se emërimi i këtij grupi është në fazën fillestare

“Procesi i Aplikimit [në Këshillin e Evropës] gjendet te Asambleja Parlamentare e Këshillit të Evropës e cila do të japë opinionin e saj nëpërmjet përpilimit të disa raporteve për të drejtat e njeriut, sundimin e ligjit dhe gjendjen e demokracisë. Do të ketë vizita faktmbledhëse nga ekspertë dhe deputetë të Këshillit të Evropës. Për të arritur koordinimin dhe bashkëpunimi ne brendshëm dhe për të ofruar një pasqyrë sa më të saktë, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka propozuar krijimin e një grupi koordinues ndërinstitucional i cili është në fazën fillestare. Do të jetë një grup dinamik i cili më vonë do të përfshijë edhe akterë të tjerë e nga shoqëria civile”, ka thënë Kurti.

Ministrja Gërvalla ka thënë se ky grup është i nevojshëm që Kosova të jetë e përgatitur për kërkesat dhe raportet që do t’i vijnë.

“Nëse për etapën e parë ka mjaftuar koordinimi i mirë mes Qeverisë, Parlamentit dhe Presidencës, në fazën e dytë do të na nevojitet një bashkëpunim shumë më i ngushtë ndërinstitucional me qëllim që të jemi të përgatitur për të gjitha kërkesat dhe raportet që do të na vijnë. Prandaj kemi propozuar krijimin e një grupi koordinues që ka për detyrë të zhvillojë komunikim dhe bashkëpunim ndërinstitucional duke shkëmbyer informacione që lidhen me procesin e anëtarësimit dhe duke hartuar raporte për çështje specifike në fazën e përgatitjes së opinionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës. Meqenëse më 24 prill kemi përmbushur me sukses fazën e parë të anëtarësimit, tri komitete të Asamblesë Parlamentare, ai për Çështje Politike dhe Demokraci, ai për Çështje ligjore dhe të Drejtat e Njeriut dhe komiteti për Jodiskriminim dhe Barazi do të përpilojnë raporte”, ka thënë Gërvalla.

Ajo tutje ka njoftuar për emrat e raportuesve për Kosovën në komitetet e Këshillit të Evropës.

“Në kuadër të Komitetit për Çështje Politike raportuese është Theodora Bakojanis, ish-ministre e Jashtme e Greqisë…Komitetit për të Drejtat e Njeriut zgjodhi Azeta Rojan, anëtare e delegacionit suedez të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës ndërsa pritet emërimi i raportuesit të komitetit për Jodiskriminim dhe Barazi”, ka thënë Gërvalla.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Spahiu: Opozita po bie në grackat e Kurtit për votën e mërgatës

Spahiu: Opozita po bie në grackat e Kurtit për votën e mërgatës

Kryeziu paralajmëron pasoja: Moscertifikimi i Listës Serbe dëmton Kosovën

Kryeziu paralajmëron pasoja: Moscertifikimi i Listës Serbe dëmton Kosovën

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

“Info Nata”- 02.12.2025

“Info Nata”- 02.12.2025

Izraeli pranon mbetjet e një tjetër pengu, mbetet vetëm edhe një në Gazë

Izraeli pranon mbetjet e një tjetër pengu, mbetet vetëm edhe një në Gazë

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani për krizën politike: Opozita dhe partia në pushtet gabuan, LDK pritet të udhëheqë qeverinë e re

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

Agani tregon nëse do të jetë në 10-shen e parë të LDK-së

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Zyra e BE-së: Moscertifikimi i Listës Serbe tregoi politizimin e KQZ-së

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën