TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
23 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Qeveria thotë se falë punës së tyre u arrit zhbllokimi i procesit të liberalizimit të vizave

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Himni i Kosovës sot mbush 14 vjet

Qeveria e Kosovës e quajti moment kyç përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave për qytetarët pas një pritje të gjatë.

Në një komunikatë për media thuhet se kjo është arritur falë punës së Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit e menaxhimit të migrimit.

“Liberalizimi i vizave tashmë është realitet. Ditën e sotme u votua pozitivisht në Parlamentin Evropian dhe vendimi final mbi liberalizimin e vizave. Ai do të nënshkruhet zyrtarisht ditën e nesërme në Strasbourg nga Parlamenti Evropian dhe Këshilli i BE-së, ku do të jetë prezent dhe zëvendëskryeministri i parë për Integrim Evropian, Zhvillim dhe Dialog, Besnik Bislimi. Vendimi do të publikohet në gazetën zyrtare dhe hyn në fuqi 20 ditë pas publikimit. Sipas këtij vendimi, qytetarët e Republikës së Kosovës do të mund të lëvizin pa viza në zonën Schengen dhe atë jo më vonë se data 1 janar 2024.

Rregullat e reja mbi heqjen e regjimit të vizave për Kosovën do t’i lejojnë qytetarët të udhëtojnë në BE pa viza për një periudhë qëndrimi prej 90 ditësh në çdo periudhë 180 ditore. Kosova i kishte plotësuar të gjitha kushtet për liberalizimin e vizave me kohë, por deri më tani mungonte konsensusi në mesin e vendeve anëtare për avancimin e procesit. Falë punës së Qeverisë sidomos në fushën e sundimit të ligjit, luftës kundër korrupsionit e menaxhimit të migrimit u arrit zhbllokimi i procesit dhe bindja e institucioneve të BE-së dhe vendeve anëtare se Kosova meriton përfundimin e procesit të liberalizimit të vizave dhe se vendi ka bërë progres e arritje të rëndësishme në fushat relevante. Pas një pritjeje të gjatë, ky është një moment kyç i përafrimit të vendit tonë me familjen evropiane”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Parlamenti Evropian ka miratuar vendimin final për liberalizimin e vizave për Kosovën.

Pas këtij hapi pason nënshkrimi i tekstit që garanton liberalizimin e vizave për Kosovën, përcjell teve1.info

Liberalizimi i vizave do të hyjë në fuqi në datën e funksionalizimit të sistemit ETIAS por jo më vonë se 1 janari 2024, pra, edhe nëse ky sistem nuk hyn në funksion deri në atë datë.

Sipas rregullave të Parlamentit Evropian, liberalizimi i vizave nënkupton që qytetarët e Kosovës do të kenë kohë të qëndrojnë 90 ditë në Zonën Shengen, në një periudhë prej 180 ditësh.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump urdhëron pozicionimin e dy nëndetësve bërthamore afër Rusisë pas deklaratave të Medvedevit

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

Baraliu: Vendimi i ri i Kushtetueses të jap udhëzime të qarta për konstituimin e Kuvendit

“InfoNata” 01.08.2025

“InfoNata” 01.08.2025

“Këndi i Debatit” 01.08.2025

“Këndi i Debatit” 01.08.2025

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Çfarë kërkuan Kurti dhe Rama nga politikanët shqiptarë – Taravari jep detaje nga takimi i përbashkët

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Ekskluzive: Taravari flet për takimin me Edi Ramën, tregon se çfarë i tha për VLEN

Trump i bën thirrje Iranit të arrijë një marrëveshje bërthamore, duke paralajmëruar për sulme edhe më brutale

Trump urdhëron pozicionimin e dy nëndetësve bërthamore afër Rusisë pas deklaratave të Medvedevit

“Shtrenjtimi i naftës, i energjisë elektrike”- rriten çmimet e biletave Gjilan – Prishtinë 

“Shtrenjtimi i naftës, i energjisë elektrike”- rriten çmimet e biletave Gjilan – Prishtinë 

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X