TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Qeveria synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën

Qeveria e Kosovës synon ta rinegociojë marrëveshjen për burgjet me Danimarkën për strehimin e qindra të burgosurve nga ky shtet, pas dështimit të Kuvendit për ta ratifikuar Traktatin e saj të enjten.

Autoritetet e Kosovës pritet ta njoftojnë sot zyrtarisht Danimarkën për dështimin e ratifikimit në Kuvend të këtij Traktati, për të cilin këto dy vende kishin arritur marrëveshje fillimisht në vitin 2021.

“Tash duhet të negociojmë me Danimarkën a të shkojmë me këtë variant, apo si duhet të veprojmë më tutje, nuk mund të them tani çfarë do të ndodhë, mirëpo qëllimi ynë është ta riadresojmë sërish këtë marrëveshje. Varet edhe prej autoritete daneze se si do të ecim tutje”, thotë për Radion Evropa e Lirë (REL), Blerim Sallahu – zëvendësministër i Drejtësisë.

Lidhur me këtë, REL-i ka pyetur edhe Qeverinë e Danimarkës, por nuk ka marrë përgjigje deri në publikimin e këtij shkrimi.

Kosova dhe Danimarka e nënshkruan letër-pëlqim për dërgimin e 300 të burgosurve nga shteti danez në Kosovë në dhjetor të vitit 2021. Në prill 2022, dokumenti u shndërrua në Traktat, sipas së cilit ishte paraparë që transferimi i të burgosurve të bëhej në fillim të vitit 2023.

Por, Kuvendi dështoi ta kalojë Traktatin të enjten, pasi ai u mbështet vetëm prej 75 nga 80 votat e nevojshme të deputetëve.

“Dështimi i sotëm i dy marrëveshjeve ndërkombëtare, nënkupton që të njëjtat rikthehen në pikën zero – në kuptimin që juridikisht ato nuk mund t’i risjellen më Kuvendit për rishqyrtim”, tha Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili e vëzhgon punën e Kuvendit.

Traktati me Danimarkën dhe marrëveshja e kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar, ishin dy marrëveshjet e vetme ndërkombëtare që nuk u miratuan të enjten nga Kuvendi i Kosovës.

Miratimi i Traktatit me Danimarkën dështoi pasi i mungoi mbështetja e shumicës së deputetëve të dy partive më të mëdha opozitare në vend, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK).

Me ligjin në Kosovë, marrëveshjet ndërkombëtare mund të ratifikohen vetëm me votat e dy të tretave të deputetëve.

Mospërkrahja e kësaj marrëveshjeje, sipas Sallahut “ka cenuar rëndë marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Danimarkës dhe Kosovës”.

“Gjithashtu [mospërkrahja] i ka humb Kosovës 210 milionë euro për 10 vjet që do t’i fitonte Kosova. Ato para do t’i shpenzonim për mirëmbajte në Qendra tjera Korrektuese, e për sundimin e ligjit, e të tjera”, theksoi Sallahu.

Pas dështimit në Kuvend, Sallahu thotë se nuk ka pasur asnjë keqkuptim ligjor lidhur me zbatimin e kësaj marrëveshjeje, derisa veprimin e deputetëve mospërkrahës e konsideroi “të pabazuar”.

“Deri sot asnjë arsyetim i saktë, i drejtë mbi këtë marrëveshje nuk është dhënë nga asnjë deputet i Kosovës, përveç se u është dukur e çuditshme si praktikë”, thotë Sallahu.

Ai bën të ditur se janë të interesuar të shohin të gjitha modalitetet për veprime të mëtejme në mënyrë që të arrihet deri të dërgimi i serishëm i kësaj marrëveshjeje në institucionet e Kosovës, në Qeveri dhe pastaj në Kuvend.

Traktati kishte kohëzgjatje prej dhjetë vjetësh. Aty parashihej që Danimarka të merrte në shfrytëzim qeli, të vetme dhe të përbashkëta, në burgun e Gjilanit – pjesa lindore e Kosovës.

Në këmbim të kësaj, Kosova do të kishte përfituar mbi 200 milionë euro.

Nga shuma 200 milionë euro – sa parashihej të përfitonte Kosova – 30 milionë ishin planifikuar të shkonin për energji të ripërtrishme, ndërsa pjesa tjetër për investime në Shërbimin Korrektues të Kosovës.

Danimarka, me hyrjen në fuqi të marrëveshjes, do t’i dorëzonte Kosovës një tarifë fillestare prej pesë milionë eurosh.

Ndërsa pagesa do të bëhej në norma tremujore, gjatë 12 muajve të parë të shfrytëzimit të burgut, në pajtim me numrin e të burgosurve që objekti mund t’i strehojë.

Sipas Traktatit, Danimarka nuk do të dërgonte të burgosur të dënuar për vepra terroriste, të burgosur të dënuar për krime të luftës dhe të burgosur të diagnostikuar me çrregullime të rënda mendore, të cilët kanë nevojë për kujdes mjekësor jashtë burgut.

Udhëheqësit dhe gardianët në burgun e Gjilanit do të jenë nga shteti i Danimarkës dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

Autoritetet në Danimarkë kanë thënë më herët se kapacitetet e burgjeve të tyre janë mbushur 100%, pasi numri i të burgosurve është rritur për gati 20% nga viti 2015.

Ekspertë të sigurisë në Kosovë kanë thënë më herët për REL-in se nuk ka vend për t’u shqetësuar për situatën e sigurisë nga ardhja e të burgosurve nga Danimarka. Por, përfaqësues të disa organizatave joqeveritare kanë thënë se ky transferim mund të ndikojë në standardin e të burgosurve lokalë.

Tags: Danimarkamarrëveshja për burgjetQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Lëndohen në pyll dy persona nga Skenderaj, dërgohen në QKUK

Vdes një person nga Klina pas rrokullisjes me traktor

​Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes lija e deleve në Kosovë

​Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes lija e deleve në Kosovë

Gaxherri: Abdixhiku s’duhet të jetë kandidat për president nga një marrëveshje eventuale me LVV-në

Gaxherri: Abdixhiku s’duhet të jetë kandidat për president nga një marrëveshje eventuale me LVV-në

Kurti e Abdixhiku arrijnë në Kuvend për takimin konsultativ për zgjedhjen e presidentit

Kurti thotë se është në komunikim me liderët e opozitës për presidentin

Tifozët thyen autobusin e lojtarëve të Drenicës, shanë dhe hodhën mjetet ndezëse, Llapi përfundon në disiplinore

Tifozët thyen autobusin e lojtarëve të Drenicës, shanë dhe hodhën mjetet ndezëse, Llapi përfundon në disiplinore

Lëndohen në pyll dy persona nga Skenderaj, dërgohen në QKUK

Vdes një person nga Klina pas rrokullisjes me traktor

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Muçi mund të kthehet te Beshiktashi

​Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes lija e deleve në Kosovë

​Konfirmohet rasti i parë i sëmundjes lija e deleve në Kosovë

Presidenti i Brazilit: Ancelotti më pyeti nëse duhet të përfshijë Neymarin në listët për Kupën e Botës

Presidenti i Brazilit: Ancelotti më pyeti nëse duhet të përfshijë Neymarin në listët për Kupën e Botës

Qindra anije cisterna të bllokuara në Ngushticën e Hormuzit, tregojnë të dhënat

Supertankeri nën sanksionet e SHBA-së hyn në ujërat iraniane, zyrtarët e shpërfillin bllokadën

Chivu do të firmos kontratë të re me Interin

Chivu do të firmos kontratë të re me Interin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën