TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

​Qeveria synon frenimin e importit të qumështit pluhur për të mbrojtur prodhimin vendor

by Tëvë1
4 muaj ago
1
A A
​Qeveria synon frenimin e importit të qumështit pluhur për të mbrojtur prodhimin vendor

Qeveria e Kosovës po synon të frenojë importin e qumështit pluhur, për të mbrojtur prodhimin vendor. E, si masë mbrojtëse, ministri i Bujqësisë, Armend Muja deklaroi të martën se kanë propozuar vendosjen e akcizës.

Në një konferencë për media Muja tha po ashtu se kanë nënshkruar një marrëveshje me Doganën e Kosovës që çdo qumësht që importohet t’i nënshkrohet dy vendimeve.

“Ka të bëjë me tendencën në rritje sa i përket zëvendësimit të qumështit të freskët që prodhohet brenda vendit. Është një situatë që i afekton ekonomitë rurale gjithandej Kosovës. Për pasojat e qumështit, ekziston kohë pas kohe, si tepricë. Është në tendencë nga produkte të importuara dhe njëra nga to është qumështi pluhur. Kemi ardhur në përfundim, sasia e qumështit pluhur ka një rritje të madhe. Qumështi i freskët po ballafaqohet me një presion në rritje, sa i përket importit te yndyrave dhe produkte zëvendësuese si vaji i palmës”, tha ai.

Në dyqanet e vendit, Muja tha se kanë hasur në një përzierje që ai e klasifikon si “ndeshje me ligjin për konsumatorin”.

“Ja kemi propozuar Ministrisë së Financave akcizën në qumështin pluhur.. Të njëjtin e ka dërguar në qeveri dhe është votuar. Në shitoret tona, shpeshherë shohim raste ka një përzierje që unë i klasifikoj si ndeshje me ligjin për konsumatorin. Një përpjekje për të thënë që qumështi pluhur apo me vaj të palmës, derivojnë nga qumështi i freskët, gjë që nuk është e vërtetë. Dje u nënshkrua vendimi për kontrolla kufitare, secila pako e qumështit që futet do t’i nënshtrohet dy masave. Analiza laboratorike do analizohet përbërja e secilës pako dhe secili produkt do të karakterizohet drejt, nuk ka përzierje”, tha ai.

E, përfaqësuesi i Shoqatës së Prodhimit të Qumështit, Naser Bajraktari theksoi se kjo ishte kërkesë e tyre, pasi që, sipas tij, duhet të mbrohet prodhimi vendor.

“Ne kemi ngritur zërin tonë e cila ka qenë para një muaji që kemi bërë kërkesa dhe takime. Ka filluar që të mos të rregullohet qumështi që prodhohet në Kosovë në fermat tona. Ne kemi ardhur deri te një fazë që po mendojmë që duhet ta mbrojmë prodhimin e vendit. Këto masa po shpresojmë të reflektojnë dhe të mos të kemi problem për shitjen”, shtoi ai.

Tags: Armend MujaImportkonference per mediaQumeshtiTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hoxha pret shefin e ri të EULEX-it, dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Hoxha pret shefin e ri të EULEX-it, dakordohen për thellimin e bashkëpunimit

Kërkohet paraburgim për 18 vjeçarin e dyshuar për vrasjen e rreshterit Lika në Kaçanik

Vazhdon paraburgimi ndaj të dyshuarit për vrasjen në Lagjen e Romëve në Mitrovicë

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Murati vizitojnë ATK-në, 14% rritje e të hyrave tatimore

Kurti dhe Murati vizitojnë ATK-në, 14% rritje e të hyrave tatimore

Beatrix Ramosaj sulmohet “online”’ nga fansat e Borës dhe Donaldit, i cenohet edhe familja

Dy palestinezë të vrarë në sulmet izraelite, ndërsa Netanyahu thotë se nuk do të tërhiqet nga Gaza

Dy palestinezë të vrarë në sulmet izraelite, ndërsa Netanyahu thotë se nuk do të tërhiqet nga Gaza

Vëllezërit Ademi, dy emra të rinj shqiptarë që synojnë majat e boksit profesionist

Vëllezërit Ademi, dy emra të rinj shqiptarë që synojnë majat e boksit profesionist

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Ambasadori i ri i BE-së në Kosovë kërkon formim të shpejtë të institucioneve

Kurti dhe Murati vizitojnë ATK-në, 14% rritje e të hyrave tatimore

Kurti dhe Murati vizitojnë ATK-në, 14% rritje e të hyrave tatimore

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën