Qeveria e Kosovës e ka miratuar plotësim-ndryshimin e Programit Legjislativ për vitin 2023 në mbledhjen e së mërkurës, raporton teve1.info
Kryeministri Albin Kurti tha se në këtë ndryshim të programit legjislativ janë shtuar dy projektligje, janë bërë plotësim-ndryshimet e afateve për miratimin e projektligjeve të parapara si dhe disa janë shtyrë për vitin e ardhshëm.
“Kërkoj që të shtojmë dy projektligje dhe të bëjmë plotësim-ndryshimin e afateve për miratimin e projektligjeve të parapara në qeveri edhe të miratojmë shtyrjen e disave që për shkak të planifikimit më të mirë duhet t’i shtyjmë për vitin e ardhshëm”, tha Kurti.