TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria shkarkon Nol Dedajn, emëron bord të përkohshëm të Trainkos-it

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dedaj e quan vendim politik shkarkimi i tij nga posti i kryesuesit të Bordit të Trainkos

Qeveria e ka shkarkuar kryesuesin e bordit të drejtorëve të ndërmarrjes publike, Trainkos, Nol Dedajn, të cilin e kishte emëruar vetë më 10 gusht 2022. Ai kishte mbetur anëtar i vetëm i bordit, pasi të gjithë drejtorët kanë dhënë dorëheqje, u tha në mbledhjen e Qeverisë. Ekzekutivi e ka emëruar një bord të ri, të përkohshëm.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli tha se “neni 19.3 i ligjit për ndërmarrjet publike i kërkon Qeverisë të shkarkojë anëtarët e bordit të drejtorëve për të cilët ka arsye për të besuar se i kanë shkelur detyrat” që të punojnë me ndershmëri, besnikëri dhe në interes të ndërmarrjes.

“Bordi është vonuar për t’i kërkuar përgjegjësi menaxhmentit për rënien e vazhdueshme të performancës dhe shkeljet e evidentuara të Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitet 2016-2021 dhe nuk ka marrë masa për uljen e shpenzimeve në raport me të hyrat e ndërmarrjes”, tha ajo.

Rizvanolli tregoi se “tre anëtarë të bordit kanë dhënë dorëheqje, duke e njoftuar aksionarin se e kanë të pamundshme t’i përmbushin detyrat”

“Dy anëtarë të tjerë kishin dhënë dorëheqje më herët për shkaqe personale. Kështu, kryesuesi ka ngelur i vetmi anëtar i bodit. Këto rrethana japin arsye për të besuar se kryesuesi i bordit ka shkelur detyrat fiduciare dhe nuk ka përmbushur përgjegjësitë e parapara me kodin e etikës dhe qeverisjes korporative. Rrjedhimisht, propozoj shkarkimin e bordit, përkatësisht kryesuesit si anëtar i vetëm i mbetur, z. Nol Dedaj”, tha ajo.

Tutje, Rizvanolli propozoi emërimin e bordit të përkohshëm të drejtorëve që tha se do të shërbejë jo më gjatë se gjashtë muaj.

Bordi i ri i përkohshëm do ta ketë këtë përbërje: Rizah Spanca, kryesues; Astrit Mehaj, anëtar; Hasan Preteni, anëtar dhe Shaban Neziri, anëtar.

ShareTweet

Postime të ngjashme

“Plisat” ftojnë qytetarët në marshin për “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të çlirimtarëve

“Plisat” ftojnë qytetarët në marshin për “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të çlirimtarëve

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Pacolli thotë që s’është në dijeni për kërkesën e Murselit për komunikim, por do të pranonte nëse drejtësia e thërret

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Mishetiq: Ka kontradikta themelore në pretendimet e Prokurorisë për komandën dhe kontrollin e UÇK-së

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Ushtrimi 36-orësh, kadetët e FSK-së përforcojnë aftësitë taktike

Kupa e Kosovës në basketboll, të mërkurën gjysmëfinalet e dyta, Trepça e Bashkimi pranë finales

Kupa e Kosovës në basketboll, të mërkurën gjysmëfinalet e dyta, Trepça e Bashkimi pranë finales

Armët izraelite kanë shndërruar mijëra palestinezë në hi, thotë raporti

Armët izraelite kanë shndërruar mijëra palestinezë në hi, thotë raporti

ChatGPT bëhet aplikacioni më i shkarkuar në Evropë në 2025

ChatGPT bëhet aplikacioni më i shkarkuar në Evropë në 2025

“Plisat” ftojnë qytetarët në marshin për “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të çlirimtarëve

“Plisat” ftojnë qytetarët në marshin për “Drejtësi, jo politikë” në mbështetje të çlirimtarëve

Britania e Madhe dyfishon praninë ushtarake në Norvegji për t’iu kundërvënë rrezikut rus në Arktik

Britania e Madhe dyfishon praninë ushtarake në Norvegji për t’iu kundërvënë rrezikut rus në Arktik

Trajneri Tekke kërkon blerjen e Muçit

Sirena angleze për Muçin

Hajdari, shtylla e Hoffenheimit në mbrojtje

Hajdari, shtylla e Hoffenheimit në mbrojtje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën