TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Qeveria serbe ia përfundon mandatin Igor Popoviqit në Zyrën për Kosovë

nga teve1
4 javë më parë
1
A A
Qeveria serbe ia përfundon mandatin Igor Popoviqit në Zyrën për Kosovë

Qeveria e Serbisë ka bërë të ditur se ia ka përfunduar mandatin Igor Popoviqit, i cili mbante pozitën e ndihmësdrejtorit të Zyrës për Kosovën.

Vendimi duket se është i vlefshëm prej 13 gushtit, por aty nuk janë ofruar më shumë arsyetime.

Popoviq ishte i angazhuar në sektorin për mbrojtje juridike në Zyrën për Kosovën në Qeverinë e Serbisë.

Ky vendim është marrë disa ditë pasi ai e ka pranuar fajësinë në Gjykatën Themelore në Prishtinë për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit.

Dënimi prej gjashtë muajsh burgim, i marrë më 8 gusht, i është zëvendësuar me gjobë prej 3.000 eurosh, dhe ndalim të hyrjes në Kosovë për dy vjet.

Ndonëse ai e ka pranuar fajësinë në gjykatë duke thënë se nuk i është ushtruar presion, Ministria e Drejtësisë e Serbisë ka thënë të nesërmen se Popoviq e ka nënshkruar marrëveshjen me prokurorët në Kosovë “nën presion dhe pa vullnetin e tij”.

Autoritetet e Kosovës e kanë hedhur poshtë këtë pretendim.

Ai është ndaluar nga autoritetet e Kosovës më 18 korrik, pas një fjalimi që ka mbajtur në Hoçë të Madhe të Rahovecit, përgjatë së cilit e ka përshkruar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës si “organizatë terroriste”.

Zyrtarët në Kosovë kanë thënë se nuk do të tolerojnë që të fyhet dhe përdhoset historia dhe lufta e udhëhequr nga UÇK-ja.

UÇK-ja ishte forcë politiko–ushtarake e cila ka luftuar për çlirimin e Kosovës nga sundimi serb në periudhën 1990-1999.

Gjatë luftës në Kosovë më 1998/99 janë vrarë më shumë se 13.000 civilë, ndërsa mijëra të tjerë janë zhdukur.

Rreth 1.600 persona, kryesisht shqiptarë, nuk janë gjetur ende.

Ndër vite, autoritetet e drejtësisë në Kosovë kanë akuzuar ose dënuar disa persona për krime lufte.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Mehmeti: Ato “shqipo” që i përmendi Edi Rama e mbajnë turizmin shqiptar

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Të paktën 3 të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në një shkollë në SHBA

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Nimani: Gjykata Kushtetuese është bërë si pazar, secili çka i teket shkon aty

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Vdes aleati i Trump, Charlie Kirk pasi u qëllua me plumb në qafë gjatë një aktiviteti në SHBA

Nesër temperaturat deri në 25 gradë Celsius

Rrebeshe shiu e rrufe, moti për nesër

“Info Nata”-10.09.2025

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kryeministri i Katarit: Po përgatitet përgjigje rajonale ndaj sulmit izraelit

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Kapen materiale medicinale dhe dentare pa dokumentacion në Kamenicë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X