TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria: Reciprocitetin dhe targat nuk i diskutojmë në Bruksel

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Qeveria: Reciprocitetin dhe targat nuk i diskutojmë në Bruksel

Nga ekzekutivi thonë se vendimet janë të institucioneve të Kosovës dhe të parapara edhe në marrëveshjet e kaluara të Brukselit, andaj nuk mund të jetë temë e diskutimit.

Megjithatë, zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, nuk tregon se cila do të jetë agjenda e takimit, derisa thotë për KosovaPress se nuk do të ketë takim në nivel të kryenegociatorëve, para atij të nivelit të lartë.

“Për agjendën e takimit do t’ju njoftojmë me kohë. Vendimet për targa dhe dokumente për hyrje-dalje janë vendime të qeverisë, që janë të parapara edhe në marrëveshjet për të cilat palët janë dakorduar në të kaluarën, andaj ato nuk mund të jenë temë diskutimi e këtij takimi”, tha Kryeziu.

Detaje për takimin e 18 gushtit nuk jep as zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.

“Mund të konfirmoj se pasi Përfaqësuesi i Lartë Josep Borrell ftoi të dyja palët në Bruksel, presidenti Vuçi1 dhe kryeministri Kurti e pranuan ftesën e tij dhe ata do të priten në Bruksel më 18 gusht nga Përfaqësuesi i Lartë dhe përfaqësuesi special i BE-së Miroslav Lajçak për të diskutuar rrugën përpara në dialogun Beograd-Prishtinë. Do të ndajmë më shumë detaje rreth logjistikës dhe agjendës më afër ditës së takimit”, thekson ai.

Këtë takim e shohim me skepticizëm njohësit e procesit të dialogut.

Analisti politik, Artan Muhaxheri thotë se zhvillimet në veri të Kosovës kanë ndryshuar dinamikën e dialogut.

“Zhvillimet në Mitrovicën e Veriut kanë ndryshuar dinamikat e dialogut. Natyrisht nuk pritet që i njëjti të vazhdojë ashtu siç ishte para atyre ngjarjeve. Për këtë arsye, presioni i madh ndërkombëtar pritet të intensifikohet edhe më shumë, pasi kjo është mënyra e vetme që palët të kenë vullnet më të madh dhe mundësi për të arritur një zgjidhje. Zgjidhja natyrisht do të jetë kreative, pasi Serbia nuk mund të pranojë bllanko vendimin e Kosovës, s’i ka pranuar as vendimet e kaluara”, thotë ai.

Megjithatë, ai shton se Serbia mund edhe të tërhiqet nga refuzimi kategorik i dy vendimeve të Kosovës për reciprocitet dhe targa ilegale.

“Serbia është e njohur me stilin e saj që e tenton maksimumin, mirëpo dinë edhe të zmbrapset, të heq dorë, varësisht prej aleatëve. Unë nuk besoj se Serbia do të mund t’i bëjë ballë këtij presioni, mirëpo do të tentojë që të marrë diçka tjetër, apo zhvendos fokusin nga kjo marrëveshje me qëllimin që mos të shihet si një humbëse në raport me vendimin e Kosovës… Një muaj nuk është asgjë në raport me vendimin i cili pritet të hyjë në fuqi, por gjithashtu kemi një akter të ri, të cilët tashmë janë hisedar dhe në një mënyrë ambasadori e mori si një garanci edhe personale, zbatimin e kësaj marrëveshje edhe pas një muaji. Kjo nuk ka ndodhur më herët”, thekson ai.

Takimi Kurti-Vuqiç në Bruksel po mbahet pas më shumë se një viti, derisa kanë mbajtur një takim joformal muaj më parë në Berlin./kp/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Në orën 15:00 pritet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Në orën 15:00 pritet ceremonia e inaugurimit të Presidentes së re, Justina Shiroka-Pula

Polici serb i arrestuar në Kosovë dyshohet për spiunazh për BIA-n, iu gjetën dokumente të IPA-s

72-vjeçarja gjendet pa shenja jete në Zym të Prizrenit

Ilir Meta nga burgu uron presidenten e re të Kosovës

Ilir Meta nga burgu uron presidenten e re të Kosovës

WP: Një presidente e re e Kosovës zgjidhet natën vonë – do të duhet ta dekretojë ligjin që kufizon kompetencat e gjykatës në Hagë

Kisha Serbe mbron krimet e luftës dhe nderon të dënuarit për krime: Nga Biljana Plavshiq te Ratko Mlladiqi

Oda Amerikane mirëpret konstituimin e plotë të institucioneve të Kosovës

Oda Amerikane mirëpret konstituimin e plotë të institucioneve të Kosovës

Hamza: Nata e mbrëmshme ishte e gjatë, por besoj se Kosova po hyn në një kthesë të re

Hamza: Nata e mbrëmshme ishte e gjatë, por besoj se Kosova po hyn në një kthesë të re

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën