TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria për heqjen e vizave për serbët e Kosovës: Nuk u konsultuan me ne, dëmtuan përpjekjet tona

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Kina heq rregullat e rrepta kundër Covid-19 pas protestave

Qeveria e Kosovës është shprehur e zhgënjyer pas vendimit që ka marrë Bashkimi Evropian, në lidhje me heqjen e vizave për serbët që jetojnë në Kosovë.

Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryministrit, Besnik Bislimi, për teve1.info ka thënë se janë të zhgënjyer me vendimin e marrë nga Bashkimi Evropian, teksa shtoi se pasaporta e serbëve e lëshuar nga Serbia vazhdon të mbetet ilegale, dhe do të vazhdojnë të mos njihen nga autoritetet e Kosovës.

“Shprehim zhgënjimin tonё me vendimin e marrë nga Bashkimi Evropian në lidhje me “liberalizimin e vizave” për mbajtësit e pasaportave ilegale të lëshuara nga autoritetet serbe, për qytetarët serb të Kosovës. Cilido vendim i Bashkimit Evropian, nuk e zhbën faktin që ato pasaporta vijojnë të mbeten ilegale, në shkelje të plotë të integritetit territorial dhe sovranitetit të shtetit tonë, e rrjedhimisht të papranueshme për Republikën e Kosovës. Ato pasaporta, do të vazhdojnë të mos njihen nga autoritetet tona”, ka thënë Kadiu.

Tutje, Kadiu thekoi se çdo qytetarë I vendit nga secili komunitet ka të drejtën e plotë të përfitoj nga lëvizja e lire pa viza përmes pasaportës së Republikës së Kosovës.

“Secili qytetar i vendit, nga secili komunitet, ka të drejtën e plotë që të përfitojë nga lëvizja e lirë pa viza, përmes pasaportës së Republikës së Kosovës. Andaj, justifikimi i përdorur se bartësit e këtyre pasaportave ilegale do të mbeten të izoluar, është i pasaktë dhe në shpërputhje me realitetin. Poashtu, e pashpjegueshme është dhe ngutia e shfaqur për marrjen e këtij vendimi, pa vërtetuar faktet në terren, pa analizuar implikimet qё munden dhe do tё pёrcjellin zbatimin e vendimit, dhe pa konsultuar që nga fillimi institucionet e shtetit tone”, deklaroi këshilltari i zëvendëskryeminsitrit të Kosovës.

Më tej,Kadiu ka thënë se ky vendim i dëmton përpjekjet e vazhdueshme për integrimin e komunitetit serb në Kosovë.

“Ky vendim, dёmton përpjekjet tona të vazhdueshme për integrimin e komunitetit serb në Kosovë. Republika e Kosovës po zbaton politika në fusha të ndryshme, të cilat po i sjellin qytetarët më pranë institucioneve, e gjersa dhe me liberalizimin e vizave për Kosovën, pati rritje të ndjeshme e të prekshme të qytetarëve nga komuniteti serb të cilët u pajisën dhe po pajisen me dokumentat e Republikës sonë”, ka thënë ai për teve1.info

Këshilli i BE-së merr vendim për t’ua hequr vizat serbëve të Kosovës

Ndryshe, sot Këshilli i Bashkimit Evropian ka vendosur në favor të heqjes së regjimit të vizave për qytetarët serb të Kosovës, të cilët posedojnë pasaporta të Serbisë.

Në komunikatën e bërë për media thuhet se vendimi është marrë në takimin e ministrave të jashtëm të BE-së./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur në Gjakovë

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një punëtor e një tjetër lëndohet në vendin e punës në Strellc të Deçanit

Gjykata Kushtetuese hap dyert, vizitohet edhe nga studentë ndërkombëtarë

Gjykata Kushtetuese hap dyert, vizitohet edhe nga studentë ndërkombëtarë

Emisioni “Ditari” 08.04.2026

Emisioni “Ditari” 08.04.2026

OKB paralajmëron për rritjen e dhunës ndaj palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor

OKB paralajmëron për rritjen e dhunës ndaj palestinezëve në Gaza dhe Bregun Perëndimor

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Specialja konfirmon pranimin e rezolutës së Kuvendit të Kosovës

Irani thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin

Irani thotë se do të tërhiqet nga marrëveshja e armëpushimit nëse Izraeli vazhdon të sulmojë Libanin

30 ditë paraburgim ndaj të dyshuarit për tentimvrasje dhe rrëmbim të Vukashinoviqit

Një muaj paraburgim për të dyshuarin për sulm seksual ndaj vajzës së tij të mitur në Gjakovë

Gjendet një trup i pa jetë në Lumbardh

Vdes një punëtor e një tjetër lëndohet në vendin e punës në Strellc të Deçanit

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Dukagjini e Ferizaj befasojnë Ballkanin e Llapin në Kupë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën