TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria në detyrë: Kosova po e përcjell me shqetësim konfliktin Izrael-Iran: Teherani ta ndalë cenimin e stabilitetit rajonal

by tëvë1
7 muaj ago
3
A A
Bislimi për Tëvë1: Një shtet i BE-së refuzon ndëshkimin e Serbisë për sulmin në Banjskë

Republika e Kosovës po e përcjell me shqetësim situatën e tensionuar mes Izraelit dhe Iranit dhe u bën thirrje të gjitha palëve të përfshira që të përmbahen, me qëllim të shmangies së përshkallëzimit të mëtejshëm të krizës së sigurisë në rajon.

Përmes një komunikate për media, Zyra e Kryeministrit thotë se Irani ka përshpejtuar pasurimin e uraniumit saqë edhe Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike deklaroi të enjten se Irani nuk po përmbushte detyrimet e tij për mospërhapjen bërthamore.

Në komunikatë është thënë se Irani duhet të ndalojë veprimet hibride që cenojnë stabilitetin rajonal dhe më gjerë dhe t’i përmbahet detyrimeve të IAEA.

“Kosova beson fuqishëm se zgjidhja diplomatike është rruga e duhur për adresimin e çështjeve të sigurisë, ndaljen e dhunës dhe për të parandaluar pasoja më të gjera rajonale e globale. Është thelbësore që jeta e civilëve të mbrohet në çdo rrethanë”, thuhet në komunikatë.

Qeveria në detyrë i ka bërë thirrje qytetarëve të Kosovës, sidomos atyre që ndodhen apo kanë kontakte në rajon, të ushtrojnë kujdes të shtuar dhe të ndjekin me përpikëri udhëzimet e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës, si dhe ato të autoriteteve vendore ku ndodhen.

“Në një botë që ka nevojë më shumë se kurrë për stabilitet dhe paqe, përshkallëzimi i dhunës mund të shkaktojë jo vetëm tragjedi njerëzore për palët e përfshira, por edhe paqëndrueshmëri të sigurisë dhe financiare globale. Kosova mbetet e përkushtuar ndaj vlerave të paqes, demokracisë dhe sigurisë ndërkombëtare dhe shpreh solidaritet me të gjithë qytetarët e prekur nga kjo situatë”, thuhet mes tjerash.

Tags: konflikti Izrael-IranQeveria në detyrë e KosovësTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Arrestohet një person në Pejë, dyshohet se aksidentalisht e plagosi një tjetër

Arrestohet një 69-vjeçar në Lipjan, dyshohet për disa vjedhje nga kamionë të parkuar

KOSTT: Sistemi elektroenergjetik është stabilizuar pas reduktimeve të rrymës

KOSTT: Sistemi elektroenergjetik është stabilizuar pas reduktimeve të rrymës

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Parisi shokohet nga Sportingu në Portugali

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Emisioni “Info Nata” 20.01.2026

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Tahiri Beqa: Vjosa Osmani e meriton rizgjedhjen si presidente

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Dortmundi e Leverkuseni pësojnë disfata në udhëtim

Real Madridi “shkel” Monacon

Real Madridi “shkel” Monacon

Arsenali vazhdon me fitore në Champions, mposht Interin

Arsenali vazhdon me fitore në Champions, mposht Interin

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Bajraktari: Moszgjedhja e presidentit brenda afatit kushtetues çon në zgjedhje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën