Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës ka ndarë 10 mijë euro me qëllim të mbështetjes financiare për mbulimin e shpenzimeve të funeralit për veprimtarin e Republikës së Kosovës, Akademik Nexhat Daci.
Vendimi është marrë në mbledhjen elektronike të mbajtur të premten.
Ish-kryetari i Kuvendit, Nexhat Daci është varrosur sot në Prishtinë. Ai vdiq të enjten në moshën 81-vjeç








