TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria mbështet ASK-në për regjistrim të popullsisë sa më cilësor, profesional e gjithëpërfshirës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Qeveria mbështet ASK-në për regjistrim të popullsisë sa më cilësor, profesional e gjithëpërfshirës

Qeveria po mbështet Agjencinë e Statistikave të Kosovës, me qëllim që regjistrimi i popullsisë të jetë sa më cilësor, profesional dhe gjithëpërfshirës.

Kështu deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, duke thënë se që të jetë i plotë suksesi i këtij procesi, duhet të ketë bashkëpunim të ngushtë ndërmjet ASK-së dhe komunave të vendit.

“Të dhënat mbi madhësinë, shpërndarjen dhe përbërjen e popullsisë, kushtet e jetesës, e nivelin e edukimit, do të na ndihmojnë në orientimin e politikave dhe shërbimeve më të mira për qytetarët. Po e mbështesim Agjencinë e Statistikave të Kosovës, me qëllim që regjistrimi të jetë cilësor, profesional dhe gjithëpërfshirës. Por, në mënyrë që të jetë i plotë suksesi i këtij procesi, me rëndësi qenësore për zhvillimin socio-ekonomik të vendit tonë, nevojitet bashkëpunim i ngushtë ndërmjet Agjencisë së Statistikave të Kosovës dhe komunave të Republikës. Andaj, sërish bëj thirrje për përkushtim dhe angazhim të përbashkët në një ndërmarrje tejet të rëndësishme institucionale të vendit tonë”, potencoi Kurti.

Po ashtu, kryeministri tha se angazhimi i përbashkët është i domosdoshëm për të adresuar nevojat e qytetarëve pa dallim dhe se vendime të tilla do të ndikojnë në të ardhmen e Kosovës.

Ndërkaq, sa i përket buxhetit të komunave për vitin 2024, Kurti bëri të ditur se granti i përgjithshëm për to është gati 285 milionë euro, e që sipas tij, është granti me vlerën më të madhe ndonjëherë.

“Na gëzon fakti që buxheti i komunave sivjet është 744 milionë euro, pra 195 milionë euro më shumë se sa në vitin 2021. Granti i përgjithshëm për komuna për vitin 2024 është gati 285 milionë euro, që njëherit është granti me vlerën më të madhe ndonjëherë. Ditë më parë nënshkruam marrëveshje me vlerë mbi 8 milionë euro me kryetarët e 11 komunave, përfituese të grantit të përformancës, për projekte që kanë të bëjnë për rregullimin dhe pastrimin e shtratit të lumenjve, ndërtimin e fushave sportive dhe rregullimin e ndriçimit publik. Pra, krahas rritjes së buxhetit dhe mbështetjes për zhvillim të komunave, rriten edhe mundësitë për rritje të mirëqenies sociale”, shtoi tutje Kurti.

Madje sipas tij, me rritjen e buxhetit dhe mbështetjen për zhvillim të komunave, njëherit do të rriten edhe mundësitë për rritje të mirëqenies sociale./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Nesër pritet të mbahet takimi mes Bislimit e Petkoviqit në Bruksel

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Mehmeti: Rama keqpërdori ftesën e Trump për Bordin e Paqes dhe manipuloi popullin

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Alijaj: Ftesa e Trumpit duhet të ndikojë në mandatin e dytë të Osmanit

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Mulliqi: Ftesa për Osmanin në Bordin e Paqes është hap historik për Kosovën

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Bayerni fiton, Atalanta pëson në shtëpi

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Emisioni “Info Nata” 21.01.2026

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Chelsea, Liverpooli e Newcastle triumfojnë në Champions

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Barcelona mposht Slavian në Pragë

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Juventusi fiton ndaj Benficas, Zhegrova në stol

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën