TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria kërkon nga BE heqjen e masave ndëshkuese

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Qeveria e Kosovës shpreh ngushëllime për viktimat e tërmetit në Turqi dhe Siri

Qeveria e Kosovës kërkon nga Bashkimi Evropian heqjen e masave ndëshkuese ndaj Kosovës, pas uljes së mëtejshme të prezencës së policisë në dhe rreth objekteve komunale.

Sipas ekzekutivit, ata mbeten të përkushtuar për deeskalim të situatës në veri dhe këtë e dëshmon edhe implementimi i marrëveshjes së Bratisllavës.

Mirëpo, partitë opozitare dhe analistët politikë thonë se Kosova vazhdon të jetë nën masa për shkak të qasjes së gabuar të kryeministrit Albin Kurti.

Nga zyra e zëvendëskryeministrit, njëherësh kryenegociatorit në dialog, Besnik Bislimi, thonë se masat e Bashkimit Evropian ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe si të tilla duhet hequr.

“Në vazhdimësi e kemi theksuar qe masat ndaj Kosovës kanë qenë të padrejta dhe që tashmë duhen hequr. Qeveria e Republikës së Kosovës ka qenë dhe mbetet e përkushtuar për deeskalim, të cilën e dëshmoi dhe marrëveshja ne Bratislavë dhe implementimi në hapat e saj nga ana e Kosovës”, thotë Klisman Kadiu, këshilltar i zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.

Por, kritik ndaj Qeverisë është anëtari i kryesisë së LDK-së, Xhafer Tahiri, i cili thotë se Kosova vazhdon të jetë e ndëshkuar nga Bashkimi Evropian për shkak të politikës së gabuar të kryeministrit Albin Kurti në dialog dhe në veri.

“Me këtë tërheqje nga veriu, pyetja themelore duhet të jetë se çka përfitoi Kosova, përveç se morëm sanksione për herë të parë në histori të Kosovës. Këto sanksione për fat të keq po e dëmtojnë Kosovën, pasi e arritura më e madhe e Kosovës në procesin e integrimit drejt Bashkimit Evropian ka qenë nënshkrimi i MSA-së si hapi i parë në këtë rrugë drejt BE-së. Tash kjo marrëveshje është suspenduar me sanksione të BE-së bashkë me miliarda euro të tjera fonde që janë për Ballkanin Perëndimor, në të cilat Kosova është përjashtuar. Çfarë përfituam përveç se po na mbesin sanksionet ende me këtë politikë të gabuar të Kurtit në dialog dhe veri”, thotë Tahiri për KP.

Në anën tjetër, analisti politik, Albinot Maloku shprehet se përkundër hapave për depërshkallëzimin e situatës në veri, nuk ka asnjë lëvizje në lidhje me largimin e masave ndëshkuese.

Sipas tij, masat do të largohen pas shpalljes së zgjedhjeve të reja dhe depërshkallëzimit të plotë të situatës në komunat veriore.

“Veç ardhja në situatën kur kemi sanksione nga faktori ndërkombëtar, konkretisht Bashkimi Evropiani është njëri prej treguesve të dështimit të Qeverisë aktuale. Mirëpo, në anën tjetër, pas marrëveshjes së Bratislavës ka pasur hapa të ndërmarrë, që përveç tregues si vullnet i mirë Qeverisë së Kosovës për depërshkallëzimin e situatës në veri, faktori ndërkombëtar gjithmonë na ka kujtuar se i përshëndesin hapat, por nuk janë të kënaqur. Për pasojë jemi në situatën që nuk kemi ende tërheqje të sanksioneve. Konsideroj se me Bashkimin Evropian nuk mund të shkojmë me kapacitetet”, deklaron ai.

BE ka vendosur masa ndëshkuese ndaj Kosovës për shkak të mos marrjes së veprimeve për shtensionimin e situatës në veri. Këto masa kanë hyrë në fuqi më 28 qershor, derisa përfshijnë pezullimin e programit të fondeve për Kosovën, pezullimin e mbështetjes së vazhdueshme për prokurimin dhe nënshkrimin e kontratave, pezullimin e pjesëmarrjes në ngjarjet e nivelit të lartë, pezullimin e vizitave dypalëshe, si dhe propozimin e dorëzuar nga Kosova për kornizën investuese për Ballkanin Perëndimor që nuk do të procedohet në këtë moment.

BE ka kërkuar përkushtim më të madh nga pala kosovare për zbatimin e kërkesave për shtensionimin e plotë të situatës në veri, ku përfshihet edhe shpallja e zgjedhjeve në veri.

Tags: kërkesamasat e BE-sëQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Çka premton Ervin Shabani i PDK-së për Gjakovën?

Çka premton Ervin Shabani i PDK-së për Gjakovën?

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Çka premton Ervin Shabani i PDK-së për Gjakovën?

Çka premton Ervin Shabani i PDK-së për Gjakovën?

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Bazaj: PDK në Drenas është ndarë në tri pjesë, balotazhi më 12 tetor është i pashmangshëm

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, dyshohet të jetë vrarë me thikë

Gjendet një person i pajetë në Tiranë, dyshohet të jetë vrarë me thikë

Emisioni “Info Nata” 02.10.2025

Emisioni “Info Nata” 02.10.2025

Përleshje fizike në Prishtinë – një i lënduar dhe një i arrestuar

Policia e Kosovës kërkon bashkëpunimin e qytetarëve për identifikimin e personit të dyshuar për vjedhje

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Xhaferi: LDK-ja do ta fitoj Prishtinën pa asnjë diskutim

Xhaferi: Rruga B do të ndriçohet plotësisht së shpejti, investim prej 12 milionë eurosh

Xhaferi: Rruga B do të ndriçohet plotësisht së shpejti, investim prej 12 milionë eurosh

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën