Në një përgjigje për Tëvë1 konfirmohet se pas takimit bilateral me kancelarin gjerman, do të ketë takim edhe me Përfaqësuesin e veçantë të BE-së, Miroslav Lajčák, ku i pranishëm pritet të jetë edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq
“Më 4 maj, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, do të ketë takim bilateral me kancelarin gjerman Olaf Shcolz. Kurse në mbrëmje pritet të ketë takim edhe me Përfaqësuesin e veçantë të BE-së, Miroslav Lajčák, ku i pranishëm pritet të jetë edhe presidenti i Serbisë, Vuçiq”, thuhet në përgjigjen e Qeverisë.
Për një takim të tillë ka njoftuar edhe Qeveria e Gjermanisë.