TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria i reagon Escobarit për Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Qeveria i reagon Escobarit për Asociacionin si kusht për anëtarësim në KiE

Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti, thotë se Asociacioni po të shndërrohej në kusht do të ishte veto e qartë për Serbinë në procesin drejtë anëtarësimit në Këshillin e Evropës.

Ahmeti, deklaratën e të dërguarit të Uashingtonit për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, i cili tha se për t’u anëtarësuar Kosova në KiE duhet ta themelojë Asociacionin si dhe të bëjë shpronësimin e tokave në veri, e quajti paradoksale.

“Asociacioni po të shndërrohej në kusht do të ishte një veto e qartë për Serbinë në procesin tonë drejtë anëtarësimit… Do të ishte paradoksale, sepse nuk ka organizatë që është mekanizëm më mbrojtës dhe promovues i të drejtave të minoriteteve, veçanërisht të minoriteteve etnike sesa Këshilli i Evropës. Për mua nuk bën sens, për shkak të dy arsyeve. E para, është një çështje që i përket një procesi tjetër, ku procesi nuk varet vetëm nga Kosova, por varet edhe nga Bashkimi Evropian dhe Serbia. E dyta, është e pakuptueshme se si do të mund t’i pamundësohej qytetarit serb të Kosovës, fitimi i të drejtave që i merr secili qytetar i Kosovës me anëtarësimin në Këshillin e Evropës për një mekanizëm të tillë, për të cilin varet edhe gatishmëria e BE-së dhe e Serbisë”, deklaroi ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ahmeti deklaroi se Serbia është larguar nga marrëveshja për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë, duke shtuar se BE ende nuk e ka adresuar letrën e kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, e cila nxjerrë Serbinë nga marrëveshja.

“Ne kemi një letër të dërguar nga kryeministrja e Serbisë që thotë se Serbia largohet nga marrëveshja, çështja e vetëmenaxhimit të komunave serbe është pjesë e marrëveshjes nga 11 pika. Pra, ata janë larguar nga e tërë marrëveshja. Pra, duhet ta kemi të qartë sa a kemi marrëveshje. Bashkimi Evropian ende nuk e ka adresuar letrën e kryeministres së Serbisë, e cila e nxjerrë Serbinë nga marrëveshja. Ky duhej të ishte hapi i parë”, shtoi ai.

I dërguari i posaçëm i Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë se për t’u anëtarësuar Kosova në Këshillin e Evropës duhet t’i plotësojë edhe dy kushte pas zbatimit të vendimit për tokat e Manastrit të Deçanit. Ai ka thënë se dy kushtet tjera janë themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë serbe dhe veprimet me shpronësime në veri./teve1.info/

Tags: anëtarësimi i Kosovës në KiEAsociacioniQeveria e Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Delegacion amerikan nesër në Kosovë dhe Luginë, fokus siguria dhe të drejtat e shqiptarëve

Delegacion amerikan nesër në Kosovë dhe Luginë, fokus siguria dhe të drejtat e shqiptarëve

Qeveria ndan mbi 2 milionë euro për subvencionimin e teksteve shkollore

Kurti: Shtesat për lehonat prej 500 eurosh janë ekzekutuar sot, mund të marrë pak kohë derisa mjetet të dalin në xhirollogari

Thaçi: Premtimi për pagën e 14-të duhej të bëhej në Kosovë, jo në diasporë

Thaçi: Premtimi për pagën e 14-të duhej të bëhej në Kosovë, jo në diasporë

Pesë të lënduar në një aksident të rëndë në rrugën Gjilan-Kamenicë

Hetime masive në Francë për abuzime ndaj fëmijëve në shkolla

Hetime masive në Francë për abuzime ndaj fëmijëve në shkolla

Emisioni “Ditari” 25.05.2026

Emisioni “Ditari” 25.05.2026

Ekzekutohen shtesat për fëmijë sipas skemës së re

Ekzekutohen shtesat prej 500 eurosh për lehonat

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën