TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Qeveria holandeze ia premton 2.5 miliardë euro Ukrainës për vitin 2024

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Qeveria holandeze ia premton 2.5 miliardë euro Ukrainës për vitin 2024

Qeveria e Holandës i ka ndarë 2.5 miliardë euro për ta mbështetur Ukrainën në vitin 2024, tha ministrja e Jashtme e këtij vendi, Hanke Bruins Slot, gjatë një vizite në Kiev të martën.

Lufta agresore e Rusisë në Ukrainë po futet në një dimër tjetër dhe kjo ka bërë që të rriten shqetësimet se përpjekjet e Kievit për ta zmbrapsur pushtimin rus, që nisi në shkurt 2022, mund të dështojnë pa mbështetjen e vazhdueshme të Perëndimit.

Bruins Slot i siguroi autoritetet ukrainase për mbështetjen e vazhdueshme nga vendi i saj.

“Mesazhi im për ministrin Kuleba ishte i njëjti si për të gjithë juve këtu. Mbështetja jonë për juve është e garantuar”, tha ajo pas një takimi me ministrin e Jashtëm të Ukrainës, Dmytro Kuleba.

Ajo theksoi se vendi i saj e hapi një qendër stërvitore për avionët luftarakë F-16 në Rumani më 13 nëntor dhe se po punon me Shtetet e Bashkuara, Danimarkën dhe vende të tjera për t’u kujdesur që Ukraina do të mundë t’i përdorë sa më shpejt avionët luftarakë.

“Siguria juaj është siguria jonë”, shtoi ajo.

Temë e bisedës mes saj dhe Kulebas ishte edhe synimi i Ukrainës për t’u bërë anëtare e Bashkimit Evropian.

“E ardhmja juaj është me ne”, nënvizoi ajo.

Kuleba tha se, derisa vëmendja e mediave është përqendruar në konfliktin në Lindjen e Mesme, “vëmendja politike” nuk ka është hequr nga Ukraina.

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, pritet t’iu drejtohet sonte përmes një videoje senatorëve amerikanë, për shkak të frikës se përpjekjet e Ukrainës për ta luftuar Rusinë mund të dështojnë nëse ajo nuk e ka mbështetjen e vazhdueshme nga Perëndimi.

Administrata Biden i ka kërkuar Kongresit ta miratojë kërkesën e Shtëpisë së Bardhë prej gati 106 miliardë dollarësh për t’i financuar luftërat në Ukrainë, Izrael dhe nevojat e tjera të sigurisë. /rel

ShareTweet

Postime të ngjashme

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

Hamasi mirëpret udhëheqësit ndërkombëtarë në bisedimet për armëpushim në Egjipt

Hamasi mirëpret udhëheqësit ndërkombëtarë në bisedimet për armëpushim në Egjipt

Mbi 11,100 palestinezë vazhdojnë të mbahen në burgjet izraelite, 400 prej tyre fëmijë

Mbi 11,100 palestinezë vazhdojnë të mbahen në burgjet izraelite, 400 prej tyre fëmijë

Kush është Omar Yaghi, fituesi saudit-amerikan i Nobelit në Kimi 2025?

Kush është Omar Yaghi, fituesi saudit-amerikan i Nobelit në Kimi 2025?

Ismaili premton rivitalizim të pazarit të vjetër të Prishtinës

Ismaili premton rivitalizim të pazarit të vjetër të Prishtinës

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Kaçanik

IPK rekomandon suspendimin e një zyrtari policor në Kaçanik

Pesë dështime, zero përgjegjësi

Kushtetuesja e vlerëson të rregullt votimin ndaras për nënkryetarët e Kuvendit

Trump e konfirmon se Sean ‘Diddy’ Combs i ka kërkuar ta falë

Trump e konfirmon se Sean ‘Diddy’ Combs i ka kërkuar ta falë

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

Erdogan: Izraeli mbetet pengesa kryesore për paqen

Ardhja e mijëra dronë luftarakë “Skydagger” – Kurti: FSK po bëhet forcë moderne

Ardhja e mijëra dronë luftarakë “Skydagger” – Kurti: FSK po bëhet forcë moderne

Dortmundi eliminon Lillen e Zhegrovës

Dortmundi rrezikon të humbasë tre yje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën