TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Qeveria: Hartimi i draft-statutit për Asociacionin, vetëm nëse Serbia zbaton në tërësi marrëveshjen

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
Kryeparlamentari austriak kërkon kohë për të parë rezultate nga marrëveshja e Ohrit

Draft-statuti i Asociacionit të komunave me shumicë serbe do të mund të hartohet sipas vizionit të kryeministrit Albin Kurti, vetëm pasi që edhe Serbia të zbatojë në tërësi marrëveshjen. Kështu paralajmërojnë zyrtarë nga Qeveria e Kosovës, për Tëvë1.

Përmes kryeministrit Albin Kurti, Kosova ka shpalosur tashmë në Bruksel vizionin e saj në lidhje me vetmenaxhimin për komunitetin serb, por lëvizje tjera mund të priten vetëm pasi që edhe Serbia të nis me zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit. Kështu të paktën, paralajmërojnë nga Qeveria e Kosovës pas kërkesave të vazhdueshme ndërkombëtare për hartimin e draft-statutit të Asociacionit.

Në një përgjigje për Tëvë1, në pyetjen nëse Qeveria ka filluar ta hartoj draftin që po i kërkohet, thuhet se ekzekutivi është i përkushtuar të punojnë në këtë drejtim, por vetëm nëse zbatimi i marrëveshjes është i plotë dhe i dyanshëm.

“Ne jemi të interesuar që të bashkëpunojmë për të formësuar edhe më tej vizionin për komunitetin serb në Kosovë për një nivel adekuat të vetëmenaxhimit sipas nenit 7. Por deri më tani nuk kemi një pajtueshmëri për sa i përket sekuencimit të zbatimit të Marrëveshjes Bazike, sikurse e parasheh edhe Aneksi i Zbatimit. Nuk mund të ketë përparim në zbatimin e njërit nen apo njërës pikë pa nisur zbatimi i tërësishëm i Marrëveshjes”, thuhet nga Qeveria.

Ambasadori amerikan në Beograd Christopher Hill, ka thënë se evropianët dhe amerikanët janë duke u marrë me asociacionin dhe sipas tij megjithëse nuk do të ketë përparim në çdo takim, në fund do ta kemi asociacionin”.

Amerikanët tash e sa kohë i kanë kërkuar kryeministrit të vendit Albin Kurtit që ta hartoj një draft- statut, por që deri më tani Qeveria ka propozuar vetëm një-draft vizion që është i bazuar në modelin kroat për menaxhimin e pakicave.

Për këtë dokument që Kurti e prezantoi me 2 maj, ka qenë ambasadori britanik Nicholas Abbott i cili i ka kërkuar kryeministrit që ta hartoj statutin, mbi bazën e këtij propozimi. Së fundmi një kërkesë të ngjashme e ka bërë edhe ambasadori gjerman në Kosovë Jorn Rohde, i cili tha se autoritetet kosovare duhet ta hartojnë sa më parë draftin në mënyrë që të shihet qëndrimi i Kosovës për këtë çështje.

Zyrtarët amerikanë në vazhdimësi kanë qenë të prerë për atë se asociacioni duhet të jetë brenda Kushtetutës së Kosovës dhe nuk duhet të krijoj një nivel të tretë të Qeverisjes.

Tags: AsociacioniQeveria e Kosovëszbatimi i marreveshjes
ShareTweet

Postime të ngjashme

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Rruga “Arkitekt Karl Gega” në Prishtinë mbyllet për qarkullim

Auto Draft

10 mijë euro dëme, banori nga Malisheva ankohet se komuna nuk i vizitoi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Qindra të vrarë në protestat në Iran, Teherani në gjendje alarmi

Dalja e votuesve deri në orën 17:00 është 39,61%

AKI udhëheq në Gostivar dhe Vrapçisht

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Derbi Inter – Napoli nuk jep fitues

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Raphinha shpallet MVP i Superkupës së Spanjës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Safet Kamberi zgjidhet kryesues i Kuvendit Komunal të Mitrovicës

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Jashari shpallet lojtar i vitit në kampionatin belg

Auto Draft

Vërshimet në Carallukë – uji iu hyri në shtëpi, detyrohen ta shembin urën

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën